Përfitimet shëndetësore të birrës përfshijnë vetitë antitumorale, uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcimin e kockave. Po ashtu ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjeve koronare, ndihmon sistemin e tretjes, ka veti antiplakje, si dhe trajton diabetin, gurët e tëmthit, gurët në veshka, osteoporozën dhe hipertensionin.
Është një burim shumë i mirë i disa mineraleve që luajnë role thelbësore në procese të ndryshme metabolike. Nëse merret në sasi të moderuar, ajo mund të përmirësojë shëndetin tuaj në disa mënyra.
MBRON ZEMRËN
Birra përmban vitaminë B6, e cila mbron nga sëmundjet e zemrës. Ajo ka një efekt pompues në gjak dhe parandalon formimin e mpiksjeve, të cilat shkaktojnë bllokime në arteriet koronare. Konsumimi i moderuar gjithashtu zvogëlon rrezikun e inflamacionit, shkakun kryesor të ateroskle rozës, që është kolesteroli dhe ndërtimi i pllakave në enët e gjakut dhe muret e arteries.
PARANDALON OSTEOPOROZËN
Birra po ashtu rrit densitetin e kockave, duke parandaluar kështu rrezikun e thyerjeve dhe osteoporozën.
KONTROLLON DIABETIN
Studimet e kanë lidhur konsumin në mënyrë të moderuar të birrës në një prevalencë më të ulët të diabetit të tipit 2.
PARANDALON ANEMINË
Birra është një burim i mirë i vitaminës B12 dhe acidit folik, një mangësi e të cilave mund të çojë në anemi. Vitamina B12 është gjithashtu thelbësore për ruajtjen e rritjes normale, kujtesën dhe përqendrimin.
NDALON DEMENCËN
Konsumimi i birrës gjithashtu rrit nivelin e “kolesterolit të mirë” me 10- 20%, duke zvogëluar kështu rrezikun e demencës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
REDUKTON RREZIKUN E GURËVE TË VESHKAVE
Birra është e lartë në kalium dhe magnez, gjë që rezulton në zvogëlimin e rrezikut të gurëve të veshkave. Siliconi i pranishëm në të absorbohet lehtë nga trupi për t’u mbrojtur kundër osteoporozës./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.