Pika referimi

June 20, 2016 | 8:23

Biseda me dackërmillin

“Sjellja është ajo çka njeriu bën; nuk është çka ai mendon, ndien apo beson!” Emily Dickinson

eljan taniniKjo është një histori fëmijërie, e cila më ka bërë përshtypje kur isha 14 vjeç. Mbase e vërteta nuk duhet, mbase duhen thënë të gjitha duke u zhveshur nga ajo që quajmë “Dosje e Veçantë” me karaktere familjare, e cila nuk lejohet të thuhet askund.

Kisha nja një vit që punoja. Aq i vogël, nuk mund të kuptoja më shumë. Madje ishte mbushur teprija me të kuptuarit përtej. Musteqja erdhi pak si vonë në dyqanin e mëngjesit ku haja çdo ditë fetat e bukës sime. I flet qerosit shitës: – I kam fut një të rrafme sot në mëngjes. Qerosi: – Pseee? Musteqja: Të iki e mirë në punë, daku. S’ka. Vetëm unë jam në këtë botë. Dal nga ushqimi im për në shtëpi, pas një pune 24-orëshe. Rrugës i mendoja fjalët e qerosit dhe mustaqes, por vonë e kam kuptuar shpalosjen.

Afrohet thellimi i darkës. Duhet të shkoja unë atë natë dhe nuk dihej aspak se biseda do të ishte kaq e qetë për të dhe aq çuditëse për mua. Dukej se i pëlqente të fliste vetëm për Veten. Unë dëgjoja. Po aq vonë sa pastrueset e natës e kishin bërë fshirjen anës anëve dhe, për çudi, atë natë po kalonin gra e vajza. As për mua dhe as për të nuk kishte ndonjë gjë të komentoje të prapmet e grave, apo si dukej kjo e si dukej ajo.

Burrat e djemtë i adhurojnë ndjesitë rrethore të të prekurit, mos ndoshta gratë e vajzat duhet të duan ato katrore? Si ka mundësi që budallallëku njerëzor nis të flasë e të flasë e të mos kuptojë?

Kur flet për dashnoret, është më ndryshe. Duhet ta dëgjoja vetëm për ta shkruar. Dukej që nuk kishte komplekse, madje që nga ata tipat që flisnin në plazh edhe për leshin. Nuk kishte nevojë të ndrydhej mendërisht, pasi thoshte çdo gjë. Një hedonist momenti, që pëlqente të bëhej i tillë kur tregonte, apo që stërfliste vetëm për gruan e tij dhe për mamanë që e shikonte shpesh kur ishte i vogël nga vrima e çelësit. Deri vonë më tha që adhuronte të merrte një grua si mamaja e tij, më pas i qe ndryshuar mendimi… Pëlqente edhe vajzat e vogla. Përsëri, pas çdo kalim gruaje, fliste për të shoqen, që njëherësh ishte edhe e tij, por edhe e publikut; ama në ato çaste edhe e imja. Një herë një pjesë e një herë një pjesë tjetër. Kërmillidac filloi të fliste se si e kishte bërë me gruan para pak orësh dhe këtë e tregonte me aq shumë dëshirë sa unë po duroja shpifjen. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë një burrë të thoshte se sa herë e bënte me gruan e tij, një herë apo dy herë në ditë. Kur donte apo nuk donte ajo, apo për të mjaftonte që ta bënte dhe ta zinte gjumi në drekë. Madje tha edhe që është më i fortë se djemtë e rinj, ishte i fuqishëm ende, apo sa mërzitej që vonohej në banjë kur gruaja i mohonte drekën e shtratit. Nuk donte që ta rrallonte. Një mesoburrë që fliste e unë që imagjinoja si dukej në të bërin. Por, më pas, po mendoja pse po m’i thoshte mua tërë këto? Më thanë që këto fjalë për gruan i kishte thënë me të gjithë kolegët e tij që kalonte netët dhe, si për dëshirë të tijën, shpesh thoshte që drekën e nisa kështu e ashtu…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top