Studim

March 21, 2018 | 12:34

Bisedat me të tjerë në autobus na bëjnë mirë!

Bisedat në autobus mund të jenë një zgjidhje e mirë për të përmirësuar ditët tona. Kjo do të na ndihmonte të ndryshonim lehtësisht një bindje të gabuar, domethënë, atë kur u besojmë të panjohurve në transport publik, konsideruar si diçka e papërshtatshme.

te-flasesh-ne-busMë mirë të braktisësh smartfonin dhe të shohësh përreth, dhe pasojat do të mund të jenë shumë herë më të këndshme. Kjo është bërë konkrete nga një studim i SHBA, i cili përfshiu 90 subjekte. Ky studim bëri një sërë eksperimentesh të realizuar në taksi, autobusë dhe nëpër trenat e qytetit të Çikagos.

Pasagjerët kryesorë u ndanë në tri grupe, secilit prej grupeve iu kërkua të sillej në një mënyrë tjetër. Të parit iu kërkua të bashkëvepronin me njerëzit që kishin përreth, të dytëve të qëndronin për llogari të vetën, dhe të tretëve të silleshin normalisht sipas situatës.

Rezultatet ishin interesante dhe treguan se atyre që iu kërkua të bisedonin me pasagjerët e tjerë, ishin shumë më të lumtur dhe më të kënaqur në fund të udhëtimit. Kjo për shkak të marrëdhënieve me të tjerët, duke e shpjeguar si një instinkt që njeriu nuk mund të bëjë pa të. Edhe në qoftë se këto kohë kemi tendencë ta errësojmë këtë gjë, është mirë të mbani mend se ne jemi bërë kryesisht për të qenë në shoqëri mes njerëzve të tjerë, edhe më parë se të shpikeshin mjetet teknologjike.

Shpesh nuk ndërveprohet me udhëtarët e tjerë në transportin publik, sepse ka frikë nga bezdisja. Por a e dini se nuk është fare kështu: të gjithë kërkojmë të vihemi në kontakt me të tjerët dhe kënaqemi në fund. Për t’ia filluar, mund të bëni pyetje të thjeshta, të cilat edhe pse mund të duket pa ndonjë rëndësi, në thelb kanë vlerën e tyre.

Pas çdo shprehjeje si: “Çfarë ditë e bukur sot”, “A e dini kur arrijmë në destinacionin?”, ose “Urime, çfarë veshje e bukur!”, shpesh fshihet dëshira për të ndarë momente me qeniet e tjera njerëzore dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për mirëqenien tuaj.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Radio Montecarlo

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top