Mirëqenie

December 24, 2018 | 11:55

Bistro Wintergarten që prej vitit 2000, sekreti i shijes në qendër të Tiranës!

BISTRO WINTERGARTEN, sekreti i shijes në qendër të Tiranës. Ejani të festojmë së bashku nën një atmosferë të ngrohtë në Restorantin Gjerman tek rruga e ambasadave.

Eja të festojmë së bashku nën një atmosferë të ngrohtë brenda bllokut të ambasadave. Fundviti është ftues për të afërmit, miqtë, shoqërinë, argëtimi garantohet nga Bistro Wintergarten!

wintergarten

Bistro Wintergarten (ose siç njihet ndryshe edhe restoranti gjerman), është krijuar në vitin 2000, me një investim dinjitoz gjermano-shqiptar. Duke pasur parasysh që pas viteve të errëta ’90, siguria në vend ishte akoma shumë e ulët, ai lindi pas kërkesave që diplomatët e asaj kohe i kishin drejtuar ministrisë së jashtme, për krijimin e një ambienti të tillë brenda bllokut të ambasadave. Ambienti është një Bistro e mirëfilltë, tipike e stilit të Europës Qendrore, e integruar më së miri me zonën ku ai ka afërsisht 19 vjet që ushtron aktivitetin.

wintergarten2

Në një rrugëtim kaq të gjatë (që nga koha e kioskave te parku Rinia), Wintergarten është munduar t’i qëndrojë një hap përpara zhvillimit të trendit dhe shijes shoqërisë shqiptare, me anë të një menyje luksi dhe gjithmonë në zhvillim, pa ndryshuar thelbin e traditës dhe identitetit të vet. Administrimi i tij është fokusuar ndër vite në konsolidimin e traditës së Lokalit, si një vend takimi shumë i ngrohtë për një klientelë kryesisht fikse, të përbërë nga Diplomatë, Biznesmenë, Punonjës shoqatash të ndryshme si dhe familjarë që qëndrojnë besnikë prej shumë vitesh, duke u ndjerë si në sallonin e shtëpisë së tyre. Sfidën e administrimit e përbën ruajtja dhe forcimi i klientelës, jo nëpërmjet luksit, por nëpërmjet trajnimit të një stafi që duhet të dijë të pasqyroja kulturën qytetare si dhe nivelin e lartë të shërbimit dhe gjithmonë, duke ruajtur një nivel të pranueshëm çmimesh.

Kuzhina është e larmishme me specialitetet:

TRADICIONALE GJERMANE – Schnitzel-at e ndryshëm, tavat e garnituara vegjetariane, etj. TEX-MES – me Chilli con carne, Tava texane, Fajitas, Spareribs, etj. Steak-at të ndryshme të kualitetit Rib Eye apo Fillet Mignon (me mish të stazhonuar përmbi 2 muaj). PASTAT dhe PIZZA-t e stilit Napoletan. Pa harruar çdo të Premte të dedikuar specialiteteve të Detit, si dhe menutë ditore. Në ambientin prej rreth 400m2 organizohen tradicionalisht evente në formë Cocktail apo Banketi, si edhe Music Live e tipit JAZZ apo Lounge Bar.

wintergarten1

WINTERGARTEN SHPK Rr. “Skënderbej 6”, 1001, Tirana/AL Tel: +355 4 2259993 | Cel: +355 68 40 16 904 E-mail: [email protected] Facebook: Wintergarten Bistro Tirana Instagram: wintergarten_bistro

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top