Aksesorët janë elementët kyç jo thjesht të plotësimit të veshjes. Në preferencat e kujtdo ato zënë një vend të veçantë, pasi përveçse i japin hijeshi pamjes së jashtme, ndryshojnë për mirë edhe gjendjen tonë shpirtërore. Madhësia e tyre, forma, dizajnet dhe ngjyrat krijojnë stilin e gjithkujt, ndërsa për të qenë më në modë, lind nevoja e këshillimit nga ekspertët e fushës.
Ndërsa verës po i vjen fundi, ndërrimi i gardërobës nuk kuptohet vetëm me veshjet, por bashkë me të edhe aksesorët që do t’i shoqërojnë ato. Pasarelat e modës në një material të publikuar nga revista “Vogue”, na shpalosin 13 modelet e bizhuve që do të ndryshojnë trendin e kësaj vjeshte. Vathët e mëdhenj pritet të bëjnë diferencën e tyre gjatë sezonit vjeshtë-dimër, ndërsa ne po jua sjellim përmes fotosh.
Përgatiti O.T
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.