Sa herë keni dalë nga shtëpia plotësisht e kënaqur me pamjen tuaj falë një bizhuje të thjeshtë, një byzylyk etnik apo nga një palë vathë të rinj? Bizhutë kanë fuqinë të dhurojnë tipologji të ndryshme në veshje, më shumë se sa aksesorë të tjerë. Por, kini kujdes në atë që ju zgjidhni për këtë sezon. Moda sugjeron bizhuteri max-i. Në vend që të blini vathë të përmasave të mëdha e të renda, besojini dyqaneve të specializuara ose shfletoni faqe të ndryshme online, të cilat ju orientojnë të bëni zgjedhjen e duhur. Por çfarë saktësisht këshillojnë stilistët për pranverë-verë 2016? Pasarelat propozojnë një mënyrë të re për të rënë në sy, ku fjala kyçe është vetëm një: një palë vathë gjigante. Dhe nuk e ekzagjerojmë! Rrugë e lirë edhe për format max-i të varëseve dhe byzylykëve. Mos kini frikë që të guxoni shumë edhe përmes gurëve të mëdhenj dhe veshjeve rreth qafës dhe kyçeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.