Nuk mendoj se duhet rrëfyer tradhtia virtuale. Për mua nuk është tradhti. Këtu nuk është sinqeriteti që ka rëndësi, por shqetësimi për një situatë të turbullt për çdo njeri që e do partnerin e tij/saj.
Mendoj se duke treguar një “mosbesnikëri” të tillë, i jepet rëndësi situatës dhe nuk është më njësoj sikur të mos ishte thënë. Një mendim merr të tjera përmasa nëse thuhet me fjalë. Domethënë, kur e shpreh, vë në provë marrëdhënien. Për më tepër, kur thuhet me vetëdije, efekti nuk mund të jetë i njëjtë sikur të mos kishte ndodhur. Kjo lë pasoja, të cilat mandej varen shumë nga marrëdhënia që ka çifti dhe nga temperamenti i gjithsecilit prej partnerëve.
Psikologji Shkurt 2011
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.