Çfarë i dallon njerëzit e varfër shpirtërisht, të cilët nuk mund të arrijnë sukses në asgjë, nga ata të cilët kanë arritur të fitojnë dhe të arrijnë në jetë me talentin dhe mundin e tyre?
Varfëria fillon me mendimet dhe bindjet, dhe ky është dallimi kyç midis njeriut shpirtërisht të varfër dhe njeriut shpirtërisht të pasur. Njerëzit e varfër shpirtërisht vazhdimisht ankohen, ndërsa këtë gjë edhe vetë nuk e vërejnë, duke i përcjellë energji negative të tjerëve. Çfarëdo bisede me ta, do të përfundojë me vajtim në punnë, shëndet, në lidhje, në padrejtësinë, në mungesën e parave… Sjellja e këtillë shpejt fillon të irritojë ambientin dhe kështu njerëzit, të cilët mbase do të mund t’ju ndihmonin që situata të ndryshojë, largohen nga ju.
Arsyetimet dhe justifikimet
Humbësit gjithmonë kanë arsyetim për dembelizmin që i karakterizon. Humbësi nuk do të thotë “urrej ta bëj atë”, por thotë që nuk ka talent, që prindërit nuk e kanë mësuar, që jeta është e vështirë, ndërkaq dhe tani nuk mund të mësojë sepse nuk ka kohë. Ata i shohin njerëzit e suksesshëm, mirëpo i përjetojnë ata si të lindur të suksesshëm. Humbësit gjithmonë përpiqen të përbuzin punën dhe mundin e të tjerëve, xhelozojnë rezultatet, por nuk shohin mundin dhe vetëmohimin që qëndron pas këtij rezultati. Për humbësit, të gjithë njerëzit e suksesshëm janë dinakë të cilët përdorin mashtrime.
Kjo gjendje e çuditshme e humbësve i intrigon edhe shkencëtarët, të cilët kanë bërë studimin e sjelljeve dhe mendimeve mbi “humbësit shpirtërorë”. Shkencëtarët kanë gjetur se këto konflikte konkurruese do të çojnë në fitues dhe humbës, të cilët kanë balanca të ndryshme kimike në trurin e tyre. Fituesit do të kenë një raport më të lartë të hormoneve serotoninë/oktopaminë, ndërsa raporti te humbësit anon në drejtim të kundërt.
Anasjelltas, ata që janë në brezin e të fituarve shpesh paraqesin një gjuhë të trupit të pamposhtur dhe të sigurt, duke matur dhe krahasuar veten kundrejt njëri-tjetrit.
Ky dualitet i natyrës gjithashtu mund të shihet edhe në filozofinë Lindore , e përfaqësuar në të dy anët e simbolit Yin-Yang (i paditur dhe i mprehtë), (pozitiv dhe negativ). Ekziston një anë e ndritshme dhe një anë e errët, megjithatë të dyja anët përmbajnë një pjesë të tjetrës brenda tyre dhe as nuk mundet të ekzistojë pa tjetrën.
Në këtë skenar, harmonia arrihet duke gjetur ekuilibrin e shëndoshë midis dritës dhe errësirës dhe duhet të përpiqemi që të mos devijojmë shumë larg në asnjërin prej ekstremeve.
Psikologjia është një shkencë që nuk i pëlqen përkufizimet e sakta, gjithmonë lë një shans për të marrë parasysh çdo situatë nga dy anë. Sido që të jetë, secili duhet të ruajë balancën e simbolit Yin-Yang për të ecur para.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.