Mendoj se është e natyrshme ta krahasojmë veten me të tjerët, por ç’ndodh me ne kur i bëjmë këto krahasime. Më shpesh na ndodh t’i bëjmë këto gjykime pa e kuptuar se po i bëjmë.
Shpesh na bën të pakënaqur edhe nëse kemi mjaft dhe duhet të jemi të lumtur me ato që kemi. Gjithmonë ndjehemi keq nëse shohim pikat e forta të dikujt dhe dobësitë tona. Askush nuk është i përsosur dhe nuk mund të jeni ndonjëherë “personi i përsosur”. Të gjithë në jetë jemi në një udhëtim, të bëhemi diçka, të mësojmë, të krijojmë. Kjo është gjithçka për të cilën duhet të shqetësohemi. Një përqendrim më i mirë është në atë që kemi, në atë që jemi bekuar. Numëroni ato që keni, jo ato që nuk keni dhe mendoni se sa me fat jeni.
Përveç kësaj, përpiquni të mbështesni të tjerët në suksesin e tyre. Kjo do të çojë në më shumë sukses nga ana juaj.
Në vend që të shikoni dobësitë tuaja, pyesni veten se cilat janë pikat tuaja të forta dhe jini krenarë për to. Ndjehuni mirë dhe punoni për t’i përdorur ato në avantazhin tuaj më të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.