Në fokus

February 20, 2019 | 11:46

Blerjet kompulsive, një varësi e rrezikshme

Prej disa vitesh blerjet kompulsive (pa kriter) janë njohur si një sëmundje e vërtetë psikologjike. Ai lidhet me çrregullimet e kontrollit të impulsit ose të varësive të tjera të sjelljes dhe karakterizohet nga episode të ndryshme në të cilat personi përjeton një impuls të papërmbajtshëm për të bërë blerje edhe të panevojshme ose të tepruara, ata nuk mund t’i shmangin ato ose t’i mbajnë nën kontroll.

Personi i prekur nuk blen për kënaqësinë e bërjes së një blerjeje të re ose për t’iu përgjigjur një nevoje reale, por zhvillon një gjendje tensioni në rritje ku dëshira për të blerë kthehet në një impuls që ai nuk mund ta kontrollojë.

Nuk janë vetëm gratë që preken nga kjo gjë, por edhe meshkujt, sidomos ata mes të 30-ve dhe 50-ve. Ky është një shqetësim ambivalent, ndaj të cilit personi i prekur, por edhe ata rreth tyre, luftojnë për të ndërmarrë veprime. Sepse sot, rënia në grackën e blerjes patologjike është shumë më e thjeshtë: thjesht shfletoni në Web dhe blini artikuj, me disa klikime.

Nuk është e lehtë ta njohësh këtë patologji, shpesh diagnoza dallohet kur është tepër vonë. Në fazën e parë personi fillon të ketë mendime, ndjenjën e urgjencës për të blerë diçka, qoftë kjo diçka e veçantë apo e përgjithshme, kjo fazë ju jep trishtim, ankth ose zemërim. Në fazën e dytë personi planifikon dyqanet e ndryshme për t’i vizituar, llojin e artikullit dhe gjithashtu si të paguajë. Faza e tretë është pikërisht ajo e blerjes së pandërgjegjshme, një fazë eksitimi sensual, që ndihet “i sjellshëm dhe i tërhequr” nga sendet. Faza e katërt është blerja e pandërgjegjshme, ndjenja e eksitimit bëhet një ndjenjë faji, zhgënjimi, turpi ndaj vetes.

Simptomat e personave të varur nga blerjet pa kriter:

  • Mendojnë vazhdimisht për artikullin që do të blejnë.
  • Janë të shqetësuar dhe në depresion nëse nuk bëjnë pazar.
  • Shpenzojnë më shumë nga sa mund ta mendojnë.
  • Presin me padurim momentin e blerjes.
  • Futen në borxhe për të blerë artikuj që nuk ju nevojiten.
  • Ndjenja e fajit pas blerjes.
  • Shtyjnë angazhimet e punës për blerje.
  • Fshehin artikujt e blerë.
  • Humbasin konceptin e kohës kur hyjnë për të blerë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top