Simon Dodmasej: “vazoja” ose “bufi”, universalja, interpretim semiotik!
Përgatiti Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit
Artisti i arteve pamore Simon Dodmasej ka pikturuar para viteve 90-të, një punë shumë interesante me bojëra vaji me titull “Bufi” ose “Vazoja”. Piktura shprehet në formë semantike, por kuptimi i vërtetë, është edhe polisematik (p.sh. dykuptimor). Para viteve 90-të ka qenë shumë e vështirë për të prezantuar në një vepër arti, simbolikat universale. Edhe pas viteve 1982, njëfarë “liberalizmi ideologjik”, e vërteta i ka kushtuar “shtrenjtë” artistëve, deri me burgim. Artistë edhe në censurë, kanë gjetur mjete dhe forma, për ta “fshehur” simbolikën, shenjat e vërteta në punën e tyre artistike. Artistët e arteve pamore kanë përdorur dhe vazhdojnë të pikturojë me bojëra vaji. Bojërat e vajit transmetojnë shumë mesazhe, janë të afërta me mendjen dhe shpirtin e artistit, preken me penel, kanë të bëjnë me bio-artin.
Bojërat e vajit, lloje të popullarizuara
P.sh. bojërat e vajit për pikturë të naftës, kjo është një nga llojet më të popullarizuara të arteve të bukura. Kjo është për shkak të shkëlqimit dhe qëndrueshmëri të punës. Përveç kësaj, puna është jashtëzakonisht e lehtë dhe të kënaqshme me këtë material. Nëpërmjet kombinimit të ngjyrave të vajit piktorët realizojnë kontraste duke dhënë mesazhe të cilat i kanë në mendjen e tyre.
Piktori e fsheh mesazhin, e ruan për vete në mendjen e tij. Piktori ka për qëllim të na bëjë neve të mendojmë për idenë dhe tematikën, simbolikën që ka dashur të transmetojë. Neve duhet ta dekodojmë mesazhin e veprës, t’i japim kuptim e përafërt, mbasi gjuha e pikturës është jo-verbale. Para viteve 90-të, siç e shkrova më lart, ka qenë shumë e vështirë të prezantosh vepra pikture dhe skulptura abstrakte që transmetonin mesazhe të së brendshmes së artistit, ndjenja dhe emocione të vërteta që përjeton artisti nga realiteti. Soc-realizmi prezantoi punë shumë të dobëta emocionalisht në përmbajtje, si pasojë e censurës së ish-komunizmit dhe ideologjisë komuniste.
Piktura shprehet në formë semantike, ka elementë kuptimorë, transmeton kuptime që dekodohen. Ngjyrat, linjat, dritë hijet, kontrastet, sfumaturat, penelatat, krijojnë tekste të cilat janë jo-verbale, por transmetojnë mesazhe dhe kanë kuptim.
Semantika (nga greqishtja e vjetër sēmantikós, “domethënës”) është studimi gjuhësor dhe filozofik i kuptimit në gjuhë, gjuhë programimi, logjikë formale dhe semiotikë. Ajo është merret me studimin e marrëdhënieve midis shenjuesve – fjalëve, frazave, shenjave dhe simboleve – si dhe me atë se çfarë ato synojnë në realitet, emërtimit të tyre.
Semantika – fjalë, frazë
Shenja – një shenjë është një objekt, cilësi, ngjarje ose entitet prania ose dukuria e të cilit tregon praninë ose dukurinë e mundshme të diçkaje tjetër.
Simboli – një simbol është një shenjë ose fjalë që tregon, nënkupton ose kuptohet se përfaqëson një ide, objekt ose marrëdhënie.
Shënjuesi – fjala, materialja, tingulli, ngjyra shënon jo objektin vetë, por materialitetin e tij (përfytyrimin psikik).
Fjala është shënjues më simbolik se ngjyra dhe tingulli
Në gjuhësi, është studimi i interpretimit të shenjave ose simboleve të përdorura nga “agjenti”, interpretuesi ose bashkësi brenda rrethanave dhe konteksteve të veçanta. Brenda kësaj pamjeje, tingujt, ngjyrat, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit kanë përmbajtje semantike (domethënëse) dhe secila përfshin disa degë të studimit.
Përmbajtje (domethëniet) semantike
-Tingujt, ngjyrat, linjat e pikturës, shprehjet e fytyrës dhe gjuha e trupit.
Semantika, shënjuesit, shenjat dhe simbolet, domethëniet në punën e Dodmasejt!
Piktura me titullin “Bufi” ose “Vazoja” e Simon Dodmasej është simbol edhe shenjë, mbasi tregon praninë ose dukurinë e mundshme të diçkaje tjetër dhe nënkupton se përfaqëson një ide, që është universalja.
Simboli “Bufi” personifikon edhe vëzhguesin në 24 orë, ish-sigurimin i shtetit, që mbanin gjallë ish-diktaturën, vetvëzhgimin, censurën, një “Big-brother” që vëzhgonte 24 orë në ditë. “Shqipëria dhe Shkodra” kanë qenë një “Burg i rrethuar me tela”.
Simboli “Vazoja” personifikon lulen, gjelbërimin, traditën shkodrane, besimin për të ardhmen.
Teksti me simbole dhe shenja tek piktura “Bufi” ose “Vazoja”:
1.Vertikalisht, Kryqi (simboli i universales), simbol, shënjues, dhe shenjë me formë dhe përmbajtje. Piktori e fsheh mesazhin, me simbolin e vazos së luleve me ngjyrën e zezë dhe krijon emfazën, pikën qendrore në një punë.
2.Horizontalisht Kryqi (simboli i kristianizmit, universales), simbol, shenjë, toka, ngjyra kafe të viktimat e diktaturës, ferri.
3.Ballkon shtëpie tradicionale shkodrane, simbol, shënjues.
4.Kangjella tipike shkodrane, ngjyrë e zezë, simbole tradicionale, shënjues.
Nënteksti i pikturës
-Nënteksti, figura simbolike abstrakte, priftërinj dhe klerikë të pushkatuar pa gjyqe nga regjimi komunist, njerëz të shtypur të përdhunuar, te varfëruar, “Ferri i Dantes”, ferri komunist.
-Hëna, simbol, shenjë, shpresa, parajsa, “del spontanisht në tekst”, ngjyra e bardhë, ngjyra e kaltër, kontrast “jo logjik”, por estetikisht me shumë shije dhe imagjinatë.
Simbolika e ngjyrave
Ngjyrat e përdorura në pikturën “Bufi” ose Vazoja, janë, e zeza, kafja, e verdha, okër, jeshile e oborreve shkodrane, ngjyra e bardhë, e kaltër që simbolizon tokën, shpresën, lirinë e mendimit, të shprehjes dhe besimit.
Në gjuhën e shkruar simbolet dhe shenjat, shkronjat dhe numrat, janë më të qëndrueshëm dhe të kuptueshëm për neve, mbasi jemi mësuar më këta simbole që transmetojnë mesazhe, verbale dhe me shkrim, tekstet e letërsisë.
Në gjuhën jo verbale simbolet janë më të paqëndrueshme, por është imagjinata e jonë që krijon kuptime. Puna e Simon Dodmasej ka vlera estetike dhe etike, që kanë të bëjnë me formimin intelektual dhe shpirtëror të artistit.
Simboli dhe shenja e universales
Simboli dhe shenja më të rëndësishme në punën e Simon Dodmasej, janë logot e universalizmit, traditës, besimit, kombëtares dhe lokales. Universalizmi është koncepti filozofik dhe teologjik që disa ide kanë zbatim ose zbatueshmëri universale. Një besim në një të vërtetë themelore është një parim tjetër i rëndësishëm në Universalizëm. E vërteta e gjallë shihet si më e gjerë sesa kufijtë kombëtarë, kulturorë ose fetarë ose interpretimet e kësaj të vërtete.
Simboli i Bufit që dallon ngjyrën blu dhe kënga e bufit
Bufi nuk është simbol i vëzhgimit dhe i vetëvëzhgimit, por shpreh edhe simbolika të tjera. Bufi dallon ngjyrën blu. Bufi është një shpend, zog shumë interesant. Bufi fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës, veshët i ka shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe. Bufi është i vetmi zog që sheh ngjyrën blu.
Kënga e bufit, onomatopologjia, shenjat: mashkulli“uu-bo”, femra “ki-ki-kikej”!
Bufi këndon me disa shenja që nuk janë tinguj, por veshi jonë kap disa shenja, zhurma shumë interesante si: “uu-bo” dhe “ki-ki-kikej”. Këta shenja kanë të bëjnë me bio-muzikën dhe i studion onomatopologjia.
Çfarë është Onomatopologjia?
Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma – emër, poieo – bëj, krijoj. Është fjalë tingullimituese ose përshkrim i dukurive a i sendeve, duke shfrytëzuar imitimin e zhurmave e të zërave. Fjalët paf-puf, bam-bum etj. janë onomatopeike. Fjalët tingullimituese shërbejnë për të pasuruar fjalorin e gjuhës. Fjalët janë formuar nga pasthirrmat ose onomatopetë janë : fëshfëshe, fëshfërimë, bubullimë, belbëzoj, çange, çuçurit, dërdëllit, fërfëllon, gurgullon, pupthi, etj. Onomatopeja është ajo figurë letrare që realizon imitimin nëpërmjet tingujve të zhurmave të qenieve të gjalla ose të zhurmave të dukurive natyrore: kënga e zogjve (ciu-ciu), trokëllima e kuajve (trak-trak), lehja e qenit ( ham-ham ), zhurma e pyllit(fësh-fësh) etj.
Bufi fluturon vetëm natën
Bufi fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës. Bufi i ka veshët shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Bufi në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe. Bufi është i vetmi zog që sheh ngjyrën blu.
Kënga e bufit shenjat “uu-bo”, femra ki-ki-kikej
Kënga e mashkullit është më e shpeshtë në fillim të sezonit të riprodhimit (shkurt-mars). Bufi e fillon zakonisht këngën një orë pas perëndimit të diellit. Këga e bufit përbëhet nga një “uu-bo” e ngjirur që përsëritet çdo 8 sekonda. Femrat kanë zë më të ulët se meshkujt. Kënga e femrës është një “ki-ki-kikej” e mprehtë, shoqëruar me përplasje të sqepit.
Si përfundim puna e Simon Dodmasej ka kuptim, polisematik, dykuptimor. Gjuha e shenjave dhe simboleve të pikturës, prezanton në këtë punë universalen. E vërteta e gjallë shihet si më e gjerë sesa kufijtë kombëtarë, kulturorë ose fetarë ose interpretimet e kësaj të vërtete.
Artisti nëpërmjet imagjinatës, krijon simbolika që kërkojnë interpretime të mëtejshme. Ka edhe shenja dhe simbole të tjera, që mund t’i interpretojë vetë autori i veprës. Ky ishte një interpretim gjuhësor. Por Ana Sutton na ka dhënë një model më të saktë Piercian për interpretimin e arteve pamore, që është më afër të vërtetës, kuptimit të vërtetë dhe i afrohet edhe dijes, si disiplinë shkencore.
Shpjegim
Punën e Simon Dodmasej e kam titulluar realisht “Bufi” ose “Vazoja”. Në të vërtetë është prezantuar Kryqi, simboli i universalizmit. Bio-arti është një praktikë arti ku njerëzit punojnë me indet e gjalla, bakteret, organizmat e gjallë dhe proceset e jetës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.