Në fokus

September 18, 2019 | 8:20

Bonusi i gjyshërve si funksionon dhe kujt i përket

Gjyshërit shpesh kujdesen për shpenzimet e nipërve dhe mbesave. Në Suedi ata ndihmohen nga shteti. Bonusi i gjyshërve është një nga ndryshimet e diskutuara në Senat me qëllim lehtësimin e gjyshërve që kujdesen për nipërit e tyre.

Ky është një modifikim i Ligjit të Buxhetit me një zbritje 19% të taksës,  për shpenzimet e bëra nga gjyshërit në këto zona:

  • veprimtaritë shkollore dhe universitare
  • aktivitete sportive (ekskluzivisht për moshat 5-18 vjeç)
  • kostot mjekësore dhe të sigurimit
  • kostot e qirasë jashtë zyrës

Propozimi i realizuar nga Ap (Alternativa Popolare) ka treguar që në Itali ka rreth 12 milion e gjysmë gjyshër, nga të cilët 1 në 3 mbështet shpenzimet që lidhen me zonat e përmendura më lart, në mënyrë që të jenë në gjendje të ndihmojnë fëmijët e tyre.

Bonusi i gjyshërve u takon gjyshërve, por edhe nipërve dhe mbesave.  Kërkesat për të hyrë në bonusin e gjyshit janë paraqitur në MEF dhe parashikojnë një zbritje të taksës prej 19%, nëse nipërit konsiderohen si të afërm të varur nga gjyshërit. Kjo pa e tejkaluar kufirin e të ardhurave prej 4,000 € për nipërit dhe mbesat deri në 24 vjeç dhe 2.840.51 € nga mosha 25 vjeç e lart.

 A është aprovuar bonusi i gjyshërve për vitin 2019?

Rishikimi i Ligjit për Buxhetin me bonusin e gjyshërve NUK është aprovuar. Në vend të kësaj, janë aprovuar llojet e tjera të shpërblimeve, siç është bonusi i fëmijës dhe gjithashtu ndihma për nënat e pa puna dhe shpërblimet e tjera familjare.

Suedia i paguan gjyshërit

Po, Suedia është një hap përpara! Ne e dimë shumë mirë që të ardhurat e prindërve janë shumë të rëndësishme për fëmijët e vegjël, madje edhe gjyshërit janë të rëndësishëm. Është shumë e rëndësishme që një fëmijë të bashkëveprojë me anëtarët e familjes sepse e bën atë të kuptojë familjen e tij.

Shpesh nënat që punojnë e gjejnë veten në telashe kur vjen koha të kthehen në zyrë. Çfarë të bëjnë atëherë? Të kërkojnë një vend ku ta lënë fëmijën apo të mbështeten tek kujdesi i gjyshërve?

Në Suedi, nëse e lini fëmijën te gjyshërit, ata do të mbështeten nga shteti me një pagë të vërtetë. Projekti fillon nga Stokholmi dhe Dalarna, me më shumë se 1000 familje që mund të marrin një pagë të vërtetë prej 700 eurosh + 100 euro të tjera nëse gjyshërit kujdesen për nipërit dhe mbesat, në shtëpinë e tyre. Në këtë mënyrë nëna do të jetë në gjendje të rikthehet në punë me kohë të plotë, duke përfituar kështu një pagë të plotë.

 

 

Burimi / https://www.mammecreative.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top