Këshilla & Arsye

April 4, 2016 | 7:37

Boronica ndihmon kundër traumave psikologjike

Kujtimet e shëmtuara dhe përvojat traumatike kalohen falë boronicave. Ky është sugjerimi i kërkuesve të Universitetit të Louisiana. Studimi ka verifikuar ndihmën e boronicave në trajtimin e një prej kushtëzimeve që ndikon rreth 8% të popullsisë botërore: shqetësimin nga stresi post traumatik, në anglisht e njohur më mirë si PTSD (Post Traumatic Stress Disorder). Shkur-timisht, boronicat janë një ndihmë natyrale kundër traumave psikologjike. Ky studim u krye me një numër kaviesh laboratorike, të cilët i vendosën përballë një burimi të veçantë stresi. Përgjatë muajit pasardhës kaviet u ndanë në tre grupe, dy me probleme post traumatike dhe grupi i tretë pa probleme: grupi i parë u ushqye për një muaj me boronica. Dy grupet e tjera me një dietë normale. Pas përfundimit, grupi i parë shfaqi reagime më të mira pas një stresi. Sipas studiuesve, ky përmirësim erdhi falë boronicave, duke rritur nivelin e serotoninës, i njohur ndry-she edhe si hormoni i humorit të mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top