Këshilla & Arsye

March 1, 2017 | 9:32

Boronica nxit kujtesën

Boronica ndihmon për kujtesën. Efektet pozitive të këtij fruti përftohen kryesisht nëse konsumohet në mëngjes. Kështu, nëse çdo mëngjes do të konsumoni një tas me boronica, do të ndiheni më të çlodhur gjatë gjithë ditës. Mund t’ju ndalojë lodhjen deri pasdite.

1

Kërkimet kanë zbuluar po ashtu se boronica nxit kujtesën dhe përqendrimin deri në 5 orë më vonë. Shkencëtarët janë të mendimit se antioksidantët që përmban ky frut stimulojnë qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët gjetën se komponimet e quajtur flavonoids në boronica dhe fruta të tjera të freskëta  ndërveprojnë me qelizat nervore, duke rritur komunikimin mes tyre dhe stimuluar rigjenerimin e qelizave të trurit.

Në përfundim mund të thuhet me plot bindjen se personat, të cilët kanë konsumuar lëng boronice në mëngjes, kanë spikatur si më inteligjentë në raport me ata që kanë zgjedhur të konsumojnë një pije tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top