Lëngu i boronicës përmirëson funksionin e trurit te njerëzit e moshuar. Për të konfirmuar vetitë e këtij lëngu, të pasur me antioksidant dhe antiinflamator, është kryer një studim nga Universiteti Exeter, në Britaninë e Madhe.
Te studimi i publikuar në revistën “Fiziologji e Aplikuar, dieta ushqimore dhe Metabolizmi”, janë rekrutuar 26 njerëz të shëndetshëm, të grupmoshës nga 65 deri në 77 vjeç. Referuar këtij studimi, 12 prej tyre kanë konsumuar 30 ml lëng boronice të koncentruar një herë në ditë, e barabartë me 230 g fruta të freskëta. Para dhe pas periudhës së studimit 12 javë, pjesëmarrësit kanë kryer një sërë testesh njohëse dhe funksioni i tyre i trurit është monitoruar nga një MRI, shkruan Panorama.
Në krahasim me grupin e kontrollit, ata që kishin konsumuar më tepër boronicë, kanë treguar një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e trurit në zonat e trurit që lidhen me testet njohëse dhe furnizimit më të mirë të gjakut në tru, si dhe një përmirësim të kujtesës. Funksioni ynë njohës priret të bjerë me moshën, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se rreziku i demencës është ulur përmes një diete të pasur me fruta dhe perime
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.