Marrëdhënie

May 4, 2017 | 10:16

Brad Pitt flet për ndarjen nga Angelina Jolie për herë të parë

Vitin e kaluar, Pitt dhe Jolie njoftuan divorcin e tyre pas një marrëdhënieje dhjetëvjeçare dhe martesën dyvjeçare.

Dukshëm i dobësuar, sytë e tij kanë humbur shkëlqimin dhe buzëqeshja është zhdukur, kështu shfaqet Brad Pitt, 10 muaj pas ndarjes nga Angelina Jolie, me të cilin kishte ndarë 12 vitet e fundit të jetës. Megjithatë, gjatë intervistës së tij të parë publike pas kaosit të shtatorit të kaluar, ai shprehet se është “shumë i lumtur” dhe ka siguruar fansat në lidhje me shëndetin e tij: “Humbja e peshës nuk është për shkak të divorcit me gruan time, por për arsye pune.”

Gjatë intervistës ai ka folur për dashurinë, humbjen, atësinë, dhe divorcin.

“Gjatë kësaj kohe kam dashur të merrem me dobësitë dhe dështimet e mia”, ka thënë Brad. “Muajt e parë pas ndarjes nuk jam kthyer në shtëpinë tonë, kam jetuar në një shtëpi njëkatëshe në Santa Monika huazuar nga një mik i imi,” thotë ai.

Në jetën e re të  Brad, që tashmë është më e qetë ka edhe vend për skulpturë dhe eksperimente me gjëra që nuk i ka ndjerë kurrë më parë.

“Unë jam duke bërë çdo gjë. Unë punoj me baltë, llaç dhe dru. Unë të përpiqem të mësoj si t’ju jap formë. Habitem por është është një  profesion shumë i vetmuar”.

Brad Pitt, duhet të përballet me kujdestarinë e fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox dhënë ekskluzivisht për ish-gruan.

“Fëmijët janë shumë delikatë. Ata thithin çdo gjë. Ata duhet të mbahen për dore nga dikush, për t’ju shpjeguar gjëra të tyre, për t’u dëgjuar … Dhe unë nuk kam qenë në gjendje të bëj gjithçka. Tani unë dua të bëj më të mirën, dua të bëj më shumë … “

Duke folur për divorcin ai shprehet, “Unë pija shumë dhe vitin e kaluar situata ishte bërë e padurueshme. Tani, megjithatë, nuk e vë në gojë, unë pi vetëm lëng boronice dhe me ujë me gaz”.

 Por Brad duket se ka forcën e duhur për të kapërcyer të gjitha: “Unë jam vetëm në mes të kësaj situate të çuditshme, që nuk ka përfunduar ende”, thotë ai.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top