Divorci është një ngjarje vërtet e rëndë për jetën e një çifti, por më shumë se sa të rriturit, të cilët janë të vetëdijshëm në vendimmarrjet e tyre, janë fëmijët ata që vuajnë më tepër këtë situatë. Për ta shmangur këtë, ish-çifti i famshëm i Hollivudit përpiqet që çdo hap që hedh kundrejt palës tjetër, të mos cenojë në asnjë rast gjashtë fëmijët e tyre.
Aktori, i cili feston këto ditë ditëlindjen, sipas burimeve të afërta me të, nuk mund t’i shohë fëmijët për Krishtlindje. Mesa duket ky do të jetë një përvjetor me shije të hidhur për Pitt. Mund të shkonte edhe më keq. Të dhënat e fundit të bëra të ditura nga gjyqtari i çështjes, parashikojnë se është refuzuar ftesa e tij për darkë me gjashtë fëmijët e ish-çiftit më në zë të Hollivudit, duke lejuar vetëm takimin katër orë në javë me të atin.
Sipas DailyStar, ky vendim mund të jetë edhe më i ashpër (p.sh. kontaktet mund edhe të eliminohen krejtësisht), por mami do ta shmangte më të keqen. Por ka vullnet për të respektuar marrëveshjet. Sipas një burimi të afërt me çiftin, Brad Pitt vërtet nuk do t’i kalojë Krishtlindjet me fëmijët Maddox (15 vjeç), Pax (13 vjeç), Zahara (11 vjeç), Shiloh (10 vjeç) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (8 vjeç), por aktori po përpiqet t’i respektojë marrëveshjet e dala pas divorcit, për të mos e përkeqësuar edhe më tej raportin e tensionuar me ish-bashkëshorten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.