Dëshmi

November 15, 2021 | 11:30

Brenda dasmës luksoze të Paris Hilton/ Çfarë ndodhi në natën e tretë dhe si u vesh miliarderja

Miliarderja Paris Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, organizuan ditën e tretë të dasmës mbrëmjen e së shtunës. Çifti vendosën që natën e fundit ta organizonin sërish në Bel-Air, në pronën e gjyshit të ndjerë të aktores, Barron Hilton.

paris hilton (3)

Sipas “Page Six”, Hilton, Reum dhe të ftuarit, ishin kujdesur deri në detaje për look-un e tyre. Hilton dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të tejdukshëm të gjatë, të mbuluar me yje prej argjendi nga koka tek këmbët. Ajo e kompletoi pamjen me një make up profesional që i nxirrte në pah tiparet e bukura. Reum, i cili gjithashtu është 40 vjeç si Hilton, veshi një kostum tërësisht të zi dhe këpucë po ashtu të zeza.

paris hilton (2)

Macy Grey ishte një nga yjet e shumtë të pranishëm në festë, e cila performoi para të gjithëve. Të ftuarit kishin mundësinë të shijonin patate të skuqura McDonald gjatë gjithë mbrëmjes. Këngëtarja 54-vjeçare, kishte veshur një fustan me kuadrate bardh e zi.

VIP-a të tjerë të pranishëm në natën e tretë ishin Nicky Hilton, Ashley Benson, Emma Roberts, Kyle Richards, Stacey Bendet, Stephen Dorff, Jaden Smith, Stacy Keibler, Kate Beckinsale dhe Sofia Richie.

paris hilton (6)

Megjithatë, nuk kaloi pa u vënë re edhe mungesa e Kim Kardashian, e cila ishte e pranishme vetëm në natën e parë të dasmës së Hilton.

Paris veshi një fustan dasme të frymëzuar nga Barbie për festën të premten në mbrëmje, pra për natën e dytë. Fustani ishte i markës “Alice + Olivia”, stiluar nga Stacey Bendet, dhe kishte detaje tyli rozë neoni me kristale e mëngë rrjetë. Ajo e përfundoi pamjen me syze dielli në formë zemre dhe me një vello rozë neon.

paris hilton (1)

Hilton publikoi disa nga momentet argëtuese në Instagram, duke postuar disa foto dhe klipe duke kërcyer me bashkëshortin Reum, motrën Nicky Hilton, vëllain Barron Hilton II, një mori influencuesish të mediave sociale dhe DJ Diplo, i cili e mbajti festën të gjallë me muzikën e tij deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Të ftuarit u argëtuan duke luajtur disa lojëra gjatë natës, përfshirë elementin kryesor të karnavaleve “Ring Toss”, ku lojtarët fitonin jastëkë me imazhin e Paris, në vend të kafshëve prej pellushi.

paris hilton (4)paris hilton (1)paris hilton (5)paris hilton (9)paris hilton (8)paris hilton (7)paris hilton (10)paris hilton (2)paris hilton (11)

 

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top