Aktualitet

January 10, 2022 | 8:33

Brigitte Bardot nuk do t’ia dijë për vaksinimin, ministrja franceze e kulturës: “Kur je në njëfarë moshe ke përgjegjësi për mbrojtjen e brezit të ri

 

Pavarësisht rekomandimeve dhe presioneve nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, Brigitte Bardot nuk do t’ia dijë për vaksinimin. Ky është komenti i ndjekur në mediat franceze, pas refuzimit të aktores së madhe për të bërë vaksinën kundra virusit famëkeq.

Në moshën 87-vjeçare, ish-ylli francez i kinematografisë refuzon vaksinën kundër Covid dhe – në një intervistë për të përjavshmen Gala – shpjegon: “Jo, jo vaksinë! Jam alergjike ndaj të gjitha kimikateve”.

Bardot thotë se është mirë me shëndet dhe rrëfen: “Edhe kur shkova në udhëtim në Afrikë, nuk pranova të vaksinohem kundër etheve të verdha. Mjeku im në atë kohë më dha një certifikatë false. U largova dhe u ktheva në formë të mirë!”. Në intervistë, ish-aktorja shton më pas – për vdekjen – “se një ditë apo një tjetër është radha e të gjithëve”.

01

Brigitte Bardot u sulmua për deklaratat e saj nga ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot: “kur je në njëfarë moshe – tha ajo – ke përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm, përgjegjësi për t’i mbrojtur ata”.

 

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top