Dëshmi

December 23, 2019 | 12:26

Brikena Xhixha / E bukur brenda natyrales!

Argumenti është faktor bindës në marrjen e një shërbimi. Jo shpesh e has këtë tipar në shoqërinë tonë. Në fakt, u takon profesionistëve të fushës, ata të cilët duhet të përcjellin dhe të japin mesazhe të qarta mbi nevojën, qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit që meriton…

Brikena Xhixha, estetiste dhe dietologe pranë "Brikena Diet"

Brikena Xhixha, estetiste dhe dietologe pranë “Brikena Diet”

Janë një gamë shërbimesh, të cilat funksionojnë zinxhir duke plotësuar trajtimet njëra me tjetrën në bazë të nevojave, që nga aparaturat medikale të një teknologjie të fundit, Dr.Brikena Xhixha specifikon shërbimet estetike të avancuara, duke filluar nga peeling, mesoterapi, Dermapen, etj., shoqëruar për estetikën.

Ju duhet të hani saktë, jo pak!

Në klinikë kujdesemi për regjimin e personalizuar duke komunikuar me personin e interesuar nga hapat se si është ritmi i tij ditor, zgjimi në mëngjes, dreka apo darka. Me raste, kur shoh që sjelljet janë të vështira, u kërkoj të bëjnë një ditar ushqimor ku të cilësojnë oraret, si u ndjenë emocionalisht me ushqimin për të pasur një sukses maksimal.

Regjim i personalizuar është të nisësh një ritëm ushqyerjeje të kontrolluar në bazë të përbërjeve të tua trupore, si të sillesh karshi ushqimit dhe si të sillesh në 24-orarëshin tënd që nga ngrënia, fjetja, çfarë bën gjatë ditës, aktivitetet etj. Në varësi të personit që trajtojmë, dhe peshës, ndajmë dhe vaktet ushqimore. Nëse ka mbipeshë të lehtë, rekomandohet të merren në mënyrë të rregullt të gjitha vaktet, duke përfshirë edhe zemrat me sasitë përkatëse për çdo person, shoqëruar me aktivitetet fizik dhe mund të arrihet rezultati edhe nga vetë personi pa një kontroll të detajuar dhe kronik të vakteve dhe sjelljeve nga dietologu.

Por, kur pesha është e konsiderueshme, mirë do të ishte të kishim një situatë të kontrolluar, si fillim, nga ekipi që e trajton, në të tria vaktet, duke e ndihmuar edhe me dërgesë të ushqimit, deri sa arrin momenti që të rivendosen objektiva të tjera, pastaj me të arritur vetëkontrollin e duhur, personi e vazhdon vetë këtë regjim, duke bërë konsulta të largëta nga njëra-tjetra.

Por ka një kundërshti sa i takon përzgjedhjes së përbërësve kryesorë të vaktit, p.sh: buka (apo karbohidrati kompleks) që shpesh cilësohet si një nga elementët kryesorë të shtimit në peshë. Është shumë e rëndësishme për të ruajtur parametrat fizikë dhe për të mbajtur indeksin glicemik nën kontroll, ndaj duhet të kemi kujdes në zëvendësimet që kryejmë. Duhet të bëjmë kombinim të kujdesshëm të elementëve, duke u nisur nga rasti që kemi te secili, me këshillimin e dietologut në vazhdim për rastet me nevojë të shtuar.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top