Nëse brokoli përzihet me kos mund të parandalojë, madje edhe të trajtojë kancerin e zorrës së trashë, sipas një studimi të ri. Studiuesit në Singapor zbuluan se kosi me brokolin vrau rreth 75% të tumoreve tek minjtë.
Brokoli përmban një kimikat të quajtur sulforan dhe që ndihmon në luftën kundër kancerit, ndërsa kosi përmban probiotikë – baktere që ndihmojnë në ruajtjen e një ekuilibri natyral të organizmave në stomak dhe zorrë.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit besojnë se kosi i përzier me brokoli është formula e sëmundjes që mund të përdoret si parandalim i kancerit dhe të shpëtojë nga qelizat e mbetura pas heqjes kirurgjikale të tumoreve.
“Një aspekt emocionues i strategjisë sonë është se ai thjesht kapitalizon stilin tonë të jetës, duke e shndërruar potencialisht dietën tonë normale në një regjim terapeutik të qëndrueshëm, me kosto të ulët”, tha studiuesi Matthew Chang, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Në mënyrë të habitshme, kombinimi i kosit dhe brokolit vrau 75% të tumoreve tek minjtë që mbartnin sëmundjen.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.