Mirëqenie

July 2, 2019 | 9:45

Brokoli përmban një proteinë që parandalon tumoret

Që bimët “cruciferous” (familja e madhe ku përfshihen lakra, brokoli, lulelakra etj) kanë një efekt antitumor kjo dihej, por një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën shkencore Science, ka zbuluar proteinat që përfshihen në mekanizëm.

Sipas një grupi studiuesish në Deaconess Medical Center në Boston, indol-3-karbinol, është një proteinë e brokolit që pengon gjenet të zhvillojnë tumore.

Indol-3-karbinol: proteina antitumor

Kjo proteinë bimore, e pranishme në brokoli dhe në familjen ku kjo perime është e përfshirë, është në gjendje të bllokojë aktivitetin pro-kancerogjen të enzimave në trup. Ky zbulim, konsiderohet  si një thembër e Akilit, sa i përket mekanizmit që shkakton tumorin, pasi mund të jetë edhe baza për opsionet e reja terapeutike.

Eksperimentet tek kafshët

Studimet e ndryshme që sollën këto rezultate janë kryer vetëm tek disa kafshë që ishin të predispozuara për zhvillimin e tumoreve të ndryshëm. Në veçanti, dihet se molekula PTEN (një molekulë që shtyp qelizat tumorale) deaktivizohet nga WWP, një enzimë që nxit zhvillimin e tumoreve. Kjo enzimë ç’aktivizohet pikërisht nga idol-3-karbinol, pra proteina që përmban brokoli.

Pavarësisht se shkencëtarët janë shumë të kënaqur që kanë zbuluar fuqinë antitumorale të indol-3-karbinolit, e cila do të jetë baza për krijimin e ilaçeve të tjera kundër kancerit, shkencëtarët raportojnë se ky hulumtim duhet të vërtetohet më tej nga studimet e mëvonshme.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top