Në fokus

October 21, 2019 | 10:51

Bruksizmi: ja personat që janë më të prirur të vuajnë prej tij

Bluarja e dhëmbëve në gjumë (bruksizëm) është një nga ato çrregullime që kërkojnë një ndërhyrje shumë specifike dhe padyshim përfshirjen e dentistit. Bruksizmi është zakoni i pavetëdijshëm i shtrëngimit ose bluarjes së dhëmbëve. Zakonisht ndodh gjatë gjumit, por bëhet mjaft shpesh edhe gjatë ditës.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit e përkufizon bruksizmin si “Një parafunksion i gojës (funksion i ndryshëm nga ai kryesor i gojës) i karakterizuar nga shtrëngimi ose bluarja e dhëmbëve gjatë gjumit, dhe shoqërohet nga një numër i madh zgjimesh të shkurtra”.

Bluarja e dhëmbëve shkakton konsum në vetë dhëmbëve. Konsumi është më i vogël nëse bruksizmi konsiston vetëm në shtrëngimin e dhëmbëve, por për shkak të presionit mund të formohen mikro dëmtime të smaltit: kjo gjithashtu mund të shkaktojë frakturë të dhëmbëve.

Bruksizmi gjithashtu mund të shkaktojë lodhje dhe dhimbje në muskulaturën mastikë, lodhje që mund të shtrihet edhe në muskujt e qafës dhe shpatullave, duke shkaktuar në disa raste dhimbje koke dhe dhimbje të fytyrës. Ndonjëherë mund të ndodhë marramendje ose tringëllimë në veshët.

Mjeku mund të dyshojë se ai po përballet me një rast bruksizmi kur vëren një ose më shumë nga këto shenja: vetë pacienti thotë se zgjohet duke bluar dhëmbët; ka dëmtim të smaltit; ka lodhje dhe përtypje të muskujve; ka një zhvillim anormal të muskujve të faqes; ka dhimbje koke; ka marramendje ose tringëllimë në veshët.

Nga pikëpamja psikologjike, besohet se bruksizmi është i lidhur me një personalitet të shqetësuar dhe me stres. Është vërejtur që pacientët që vuajnë nga bruksizmi zakonisht shfaqin nivele më të larta të depresionit, armiqësi dhe ndjeshmëri ndaj stresit. Ndër ata që vuajnë nga kjo sëmundje, është parë që shumica janë beqarë dhe kanë arsim të lartë.

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top