Është koha e bukurisë, e kurimit estetik, është koha për më shumë kulturë imazhi dhe respekt për të. Dhe po të gjykosh nga ky këndvështrim, merr vlerë ajo që ne i veshim si trajtim vetes në përditshmëri, prezantimin e pranueshëm apo perfekt.
Nuk jam e prirë personalisht të jap gjykime të prera, nëse më pëlqen apo jo diçka që sytë e mi shohin. Por ama, nëse e bëj, kam siguri në atë që vendos të shpreh. Ky është rasti, një dëshmi që prej kohësh më tërheq në një punë të pastër, të bukur, dhe mbi të gjitha konceptuar artistikisht. Një mjeshtre e talentuar si Bruna Shehu, padyshim që ka bërë shumë njerëz të lumtur.
Absolutisht duart dhe mendja e saj në sinkron me njëra-tjetrën, qëndisin bukur modele për vetulla perfekte, krejt origjinale në trajtshmërinë që Bruna i vizaton me kujdes. Jo vetëm vajzat e reja apo gratë që dëshirojnë pëlqyeshmërinë në aspektin vizual, por shumë njerëz me mungesa të qimeve në zonën e mbi syrit nga ndonjë plagë apo sëmundje, kanë mundësinë e bërjes së një tatuazhi me fije sipas ngjyrës që i shkon portretit, duke iu mbushur kjo zonë e duke iu kthyer në normalitetin e dëshiruar.
Bruna Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e estetikës, duke investuar përgjatë këtyre 21 viteve me përkushtim të pamat. Falë përkrahjes dhe mbështetjes edhe nga familja, ajo është bërë një eksperte e zonja në Phibrows, teknikë e mbushjes së vetullave me fije, ku është trajnuar dhe ka marrë titullin mbretëror “Royal” nga Akademia Phibrows, më e madhja në botë.
Kjo sfidë dhe ambicie për t’u lartësuar në profesion ka bërë që Bruna të ndjekë dhe një specializim sa i takon heqjes së vetullave të keqpunuara përmes një teknike të shkëlqyer siç është ajo e përftuar nga produkti bimor i përzierjes së acidit glukoik me kallamin e sheqerit.
Së fundmi estetistja e bukurisë Bruna Shehu ka bërë një tjetër specializim, atë të permanentit të syve dhe buzëve, PhiCountour, i cili fal komoditet në grimin e përditshmërisë. Gjithçka mundësohet falë produkteve më cilësore, të cilat me duart e mjeshtres së estetikës kombinohen sipas ngjyrave, portretit dhe dizajnit që qëndron mbi lëkurë. I gjithë ky angazhim, punë kohë e pa kohë, vullnet dhe mirësi për t’i bërë klientët të lumtur, vjen nga një burim. Për Brunën, një grua e mbarë dhe shumë punëtore, mbështetja dhe falënderimi i takojnë familjes, bashkëshortit dhe dy vajzave të saj. “Pa bashkëshortin nuk do të isha këtu ku jam. Jam e bekuar që kam një familje të shëndetshme. Do të doja të falënderoja akademinë më të madhe PHIACADEMY by BRANKO BABIC e cila më ndryshoi jetën. Falënderoj Master-en time Blerta që më ka mbështetur në këtë rrugë dhe Master-en Nicol që është kaq e ëmbël. Ju dua shumë të dyjave. Miqtë e mi dhe klientët që më mbushin ditën me aq pozitivitet”.
Rruga “Myhedin Llagami”, ish-NSHRAK, Tiranë | Cel: +355 69 48 56 515 | e-mail: [email protected] | Facebook: Parukeri&Estetike Bruna | Instagram: bruna_shehu_phibrows_royal
Botuar në revistën “Psikologjia”, në numrin 139
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.