Lifestyle

February 24, 2016 | 8:30

Brunilda Zllami: Nuk mund të jetoj pa…

Brunilda Zllami shkrimtare, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan. Diplomuar gjithashtu dhe në fakultetin juridik. Romanet e saj datojnë prej vitit ’96 dhe numëron 18 të tilla.

Afërmendsh askush nuk mund ta konceptojë qenien jashtë dyerve të shtëpisë pa mjetet e sigurta që e lidhin me profesionin, jetën sociale deri intimitetet plotësuese. Për shkrimtaren, neurologen Brunilda Zllami, më të rëndësishmit janë objektet që pazgjidhshmërish nuk mundet të funksionojë pa praninë e tyre. Prej vitesh ajo mban “peng” vetveten pas çekiçit neurologjik me të cilin identifikohet si mjeke, syzeve optike apo dhe celularit që e lidh me botën e cila rrotullohet në situata nga më intensivet dhe të përkora me realitete, pse jo akute.

Çanta, të cilën e preferoj të jetë e madhe, e bollshme dhe të zërë thuaj gjithçka. Ndonëse rrallë arrij të gjej atë që dua brenda saj. Më pëlqen të blej shumë çanta, por realisht përdor vetëm njërën se nuk kam kohë të ndërroj gjithë gjërat nga njëra tek tjetra. Çantës nuk ia di markën, sepse e kam dhuratë, por është e madhe, lëkurë, ngjyrë mjalti në kafe.

Çekiçi neurologjik. Aksesori im i preferuar i punës. Sikur të mos e kem me vete gjate ditës, ose në çantë, ndiej se diçka më mungon. Është bërë pjesë e imja prej vitesh dhe nuk lëviz asgjëkund pa të.

Syzet. Në jetën e përditshme nuk mbaj syze, por i kam të domosdoshme kur ngas makinën. Nuk më kanë pëlqyer ndonjëherë dhe mundohem t’i evitoj gjatë ditës, përveçse kur shoh televizor dhe kur jam në makinë. Syzet i kam optike “Burberry”.

Celulari. E urrej celularin. E mendoj si gardian burgu që më prish qetësinë në çdo moment. Mendoj se një njeri i lumtur do ishte ai që s’do kishte nevoje për celular. Por është e keqja e domosdoshme lidhur me profesionin që bëj. Celularin e kam të thjeshtë, “Samsung” ngjyrë vishnje.

Parfumi. Më pëlqejnë parfumet me aroma jo të rënda, jo të ëmbla, të veçanta. Përdor “Pleasures” që në kohët kur kam qenë studente. Herë pas here eksperimentoj me parfume të reja, por kthehem gjithnjë tek ai, si tek një dashuri e vjetër.

1

Botuar në revistën Psikologjia, Maj 2012

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top