Natyra është ilaçi i të gjitha kohërave. Janë elementë si ajri, uji, mali, fusha, gërgjet, humusi i tokës, bimësia dhe gjelbërimi që të ushqejnë me pastërti shpirtin, mendjen dhe trupin. Ky oaz dëlirësie është terapia më e mirë për të rigjallëruar veten.
Këtë formulë jete e gjeni pikërisht në mesin e bjeshkëve shqiptare, aty ku burojnë Drini dhe Valbona, të cilët bashkohen me Komanin dhe krijojnë klimën e shëndetshme. Pikërisht në këtë perlë natyrore që Zoti na e ka dhënë pa kursim, ngrihet Bujtina Adora, një njësi e re akomoduese që i shtohet turizmit shqiptar.
Bujtina Adora, e harmonizuar me natyrën përbën një tjetër hapësirë tërheqëse për pushuesit vendas dhe të huaj, duke i ftuar ata të kalojnë ditë relaksuese në veriun e Shqipërisë. Investimi i biznesmenit Paolo Gjoka është kthyer në një portë pritëse për turistët që lundrojnë përmes liqenit të Komanit, pikërisht aty ku bashkohet Drini me Valbonën.
Bujtina hapi dyert në muajin shtator, për të pritur të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët e konsiderojnë investimin si pikë kyçe për zhvillimin e turizmit të zonës. Me një strukturë tradicionale ndërtimi në gur, bujtina ofron shërbime me standarde perëndimore, gërshetuar me kuzhinën tradicionale dhe shëtitjet në natyrë. E vendosur midis malit dhe rrjedhës së liqenit të Komanit, Bujtina Adora rrethohet nga një panoramë natyrore qetësuese, por njëherësh kurative për këdo kërkon të largohet nga zhurma dhe ndotja e qytetit.
Bujtina Adora është porta hyrëse e Malësisë së Gjakovës, me një përparësi turistike për rrethin e Tropojës.
Adresa: Bujtina Adora; Cel: +355 694788850; Instagram: bujtina_adora
#revistapsikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.