Mirëqenie

April 3, 2019 | 10:30

Bukë me vaj ulliri në vend të keksave, zgjidhja e shëndetshme në një prej shkollave europiane

Të gjithë e njohim kombinimin bukë me vaj ulliri: një ushqim klasik i gjysheve tona, i venitur për shkak të ushqimeve të ëmbla dhe menusë së pasur të fabrikimit të gjërave të gatshme, që gjithnjë e më tepër i bëjnë fëmijët të abuzojnë, duke e kaluar masën. Shkolla Stella Cilento në Itali ka nisur iniciativën për ta rikthyer këtë ushqim mes fëmijëve, të cilët duket se e pëlqejnë: rizbulimi i shijeve të vjetra dhe të vërteta. Mësuesit dhe prindërit kanë propozuar rikthimin tek e kaluara për të garantuar thjeshtësinë dhe mirësinë brenda mundësive të fëmijëve.

Me pak fjalë, ushqime të shëndetshme pa sakrifikuar shijen.

1

Është e qartë se fëmijët lehtësisht mund të joshen nga ushqimet e shpejta e të thata të të gjitha llojeve. Kështu është në të gjithë botën, dhe nuk është çudi. Ajo që meriton vëmendjen është propozimi i disa nënave të kompleksit të shkollës Stella Cilento, krijuar për t’i ndihmuar fëmijët të shijojnë ushqime të shëndetshme pa sakrifikuar shijen.

2

Qëllimi i kësaj nisme është nxitja e nxënësve për t’u përshtatur me një dietë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar, duke ndjekur ushqimet e Dietës Mesdhetare. Është mirë që fëmijët të mësohen me përdorimin e produkteve bio, dhe nënat e dinë këtë mirë. Në këtë rast, vaji i ullirit është një prodhim në nivel lokal. Dhe madje edhe buka është e prodhuar me grurë të zonës.

Privilegji i këtyre ushqimeve është një pikënisje për rikthimin e një stili jetese më të shëndetshëm.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top