Mirëqenie

September 17, 2019 | 10:32

Bukë me vete dhe për shokët, psikologia Toçe përcjell mesazhe për shëndetin dhe rritjen e fëmijëve më pak egoistë

 

Në postimin e këtij mëngjesi në rrjetin social Facebook, psikologia e njohur i është bashkuar nismës së ndërmarrë nga një prej dietologeve më me emër në vend, Blerina Bombaj. Kjo sfidë pozitive e ka përfshirë Denata Toçen, duke dhënë edhe ajo dëshminë e saj reale.

Nisma e bukës së shkollës të përgatitur në shtëpi, është e hershme për brezin para viteve ’90, dhe e dalë mode për brezin e sufllaqeve, moltove apo ushqimeve të tjera të shpejta, të fabrikuara kush e di se sa kohë më parë.

1

Denata Toçe, tashmë nënë e dy djemve, Samuel dhe Sebastièn, ka dëshiruar që ky postim i saj të shtrihet edhe më tej si mesazh për shumë prindër që kanë fëmijë në shkollë. Ajo këshillon se ushqimi i bërë në shtëpi nuk është vetëm i shëndetshëm, por bart edhe të tjera mesazhe për aspektin social të fëmijës.

Ja shënimi i saj:

Përgatitja e bukës me vete për Samuel, është një nga kënaqësitë e veçanta të çdo mëngjesi për mua. Mundohem që Samuel të hajë shëndetshëm, ndaj dhe bëj kujdes për produktet që zgjedh t’i jap. Sot me vete kemi: bukë integrale, gjalpë dhie dhe reçel boronice shtëpie, i bërë nga duart e Bruna Muska Cukollari, kujdestarja më e mirë. Gjithashtu karota, mollë dhe bajame. Ushqimi konsumohet në shkollë, midis vaktit të drekës dhe pushimit. Sipas një tradite të EFIT, fëmijë marrin pak më shumë ushqim që të kenë mundësi ta ndajnë midis shokëve. Edhe ne më përpara e kemi pasur këtë sjellje mes shoku-shokut. Për të rritur fëmijë socialë dhe sa më pak egoist, është një traditë që duhet ruajtur. Faleminderit Blerina Bombaj për tag-un dhe për këtë nismë kaq domethënëse”.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top