Mirëqenie

October 4, 2017 | 9:41

Bulimia nervore

Bulimia konsiderohet si një çrregullim serioz i të ngrënit, që do të thotë konsumimi i vakteve të mëdha ushqimore, që më pas pasohet nga përpjekja për të hequr qafe kaloritë e marra. Bulimia është kërcënuese për jetën dhe prek me miliona njerëz kryesisht gratë. Dallohet nga të tjerat për shkak të vjelljes së vazhdueshme të ushqimit, që ndodh si pasojë e dëshirës për të hequr kaloritë e marra. Por fatkeqësisht kjo ndodh në mënyrë të pashëndetshme.

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

Simptomat dhe faktorët erriskut të bulimisë nervore

? Cikli i të ngrënit sa më shumë ku më pas pasohet nga vjellja e tërë sasisë së kosumuar për të parandaluar shtimin në peshë
? Ndjenja stresuese gjatë të ngrënit duke dalë jashtë kontrolli
? Vetëbesim i lartë i varur nga pamja e jashtme

Bulimia mund të zhvillohet për shumë shkaqe por kryesisht është një kombinim i faktorëve të mjedisit që e rrethon dhe faktorëve gjenetikë. Disa nga faktorët e rriskut që me shumë gjasa zhvillojnë buliminë janë:
 Të jesh një grua
 Të jesh një adoleshent/adoleshente
 Të jeni pjesë e ndonjë sporti që ka si kusht një peshë të dobët (balerinë, gjimnaste etj)
 Të keni dikë të familjes që vuan nga bulimia
 Një histori depresioni, ankthi, çregullime mendore
Nëse keni dyshime që ju ose ndonjë prej miqve tuaj, mund të vuani nga bulimia nervore, ekspertët rekomandojnë që t’i bëni vetes këto pyetje. Nëse përgjigja është po, atëherë me shumë gjasa po vuani nga një çrregullim nervor.
 Jeni të fiksuar me pamjen, trupin apo peshën tuaj?
 Kur hani ndiheni të turpëruar ose me faj më pas?
 Mendoni për ushqimin apo kaloritë në momentin që ndodh diçka në jetën tuaj të përditshme lidhur me punën apo marrëdhëniet tuaja?
 A vazhdoni të hani edhe kur ndiheni të ngopur apo të sëmurë?
 A merrni laksativë ose detyroni veten për të vjellë thjesht për të kontrolluar peshën?

Efektet anësore të bulimisë nervore në trup

Si mund ta dëmtojë trupin ekzaktësisht bulimia nervore? Një nga anët më të rrezikshme të bulimisë nervore është dëmtimi i sistemit tretës. Disa nga efektet e tjera të bulimisë nervore përfshijnë:
➡️ Një mosbalancë të kaliumit dhe sodiumit, pasi e vjella alternon balancën e nutrientëve kryesorë

➡️ Rrahje jo-të rregullta zemre që me shumë gjasa çojnë në kriza (atak)

➡️ Dehidratimi që lehtësisht ndikon në procesin e tretjes, aftësisë mendore dhe funksionimin e zemrës

➡️ Redukton aftësinë për të tretur ushqimin plotësisht

➡️ Rrisk i madh për zhvillimin e ulçerës

➡️ Probleme me fryrjen e stomakut

➡️ Me shumë gjasa ndeshen ne infertilitet dhe çrregullim të periodave

➡️Dhëmbë të verdhë

➡️ Rrisk I lartë për depression

Hapat për të shëruar buliminë nervore

Çrregullimet shëndetësore kërkojnë kohë për tu kuruar, dhe nuk ka akoma një kurë për buliminë që funksionon te të gjithë llojet e njerëzve.
Disa nga hapat më të rëndësishëm që duhet të merrni për të luftuar buliminë janë:

 Kërkoni ndihmë profesionale

Të gjithë crregullimet e të ngrënit janë problem komplekse që kërkojnë ndihmën e një doktori, psikologu. Me ndihmën e duhur, cikli I pakontrolluar i të ngrënit mund të normalizohet. 

 Ndaloni mentalitetin e dietës

E vjella nuk con në humbje të peshës për shumë njerëz me bulimi. E vjella, ushtrimet, përdorimi i laksativëve , zakonisht që njerëzit me bulimi mos ta arrijnë kurrë peshën e tyre ideale dhe e vetmja gjë që arrijnë është crregullimi i ciklit të ushqyerit.
Disa ekspertë besojnë që e vjella eliminon vetëm 50% të kalorive ndërsa laksativët 10%.
Për një përqindje të lartë të njerëzve me çrregullime të ngrënit , qëllimi i tyre është vetëm humbja e peshës. Por dietat ekstreme nuk sjellin gjë tjetër veçse fiksime me ushqimin. Dhe sigurisht përgjigja e trupit nuk është aspak e mirë. Në fakt besohet që vetëm fjala dietë është një nga shkaqet më të mëdha të të ngrënit pa kontroll. Sa më strikte të jetë dieta aq më shumë do të jeni të prirur për të ngrënë pa kontroll. 

 Fokusohuni më shumë te lumturia sesa te pesha. Duke eksploruar mënyrat e të qenit e lumtur pa e vrarë mendjen për peshën, mendohet të jetë celësi për të zgjidhur problemet me çrregullimet e të ngrënit. Dieta dhe niveli i lartë i stresit kombinohen për të qenë dy faktorët kryesorë që çojnë në çrregullimet e të ushqyerit. Procesi është i ndryshëm për çdo njeri, por është vërtet frytdhënës.

 Ndihmoni ata që po vuajnë nga ky çrregullim
Nëse po ndihmoni dikë që po vuan nga bulimia nervore, ja ku janë disa këshilla nga ekspertët:

 Mos gjykoni por vetëm mbështesni: Pritet që personi të jetë në ankth, stress, i zemëruar etj. Mundohuni ta dëgjoni dhe të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhen.

 Shmangni komentet lidhur me peshën e tyre. Shumë njerëz që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë komente lidhur me peshën e tyre, kështu që thjesht mundohuni të gjendeni pranë tyre në çdo moment.

 

 Bëhuni një shembull i mirë
Tregojuni që çfarë mund të bëjë një ushqim i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike. Gjithashtu tregojuni si mund t’i përballojnë situatat stresuese pa qenë nevoja t’u drejtohen ushqimit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top