Nga Angela Kosta*
Kohët e fundit, shumë shpesh vihemi në dijeni dhe dëgjojmë nëpër media apo rrjetet sociale akte agresioni dhe bullizmi në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme dhe, kjo ndodh jo vetëm midis adoleshentëve apo të bashkëmoshatarëve të tyre por edhe ndaj mësuesve në përgjithësi.
Kjo e nxit të gjithë shoqërinë të reflektojë që të mos mbetet indiferente ndaj veprimeve të tilla të cilat dëmtojnë jo vetëm ata që kryejnë akte bullizmi por na dëmton përfshirë të gjithë ne, duke filluar nga qytetari më i thjeshtë dhe deri tek prindi, mësuesi dhe të rinjtë.
Fatkeqësisht, duhet theksuar se bullizmi po bëhet sjellje mjaft e zakonshme nga ata që do të jenë e ardhmja e këtij globi. Vetëm pak ditë më parë, një djalë 16-vjeçar sulmoi shokun e klasës me thikë, pikërisht në oborrin e shkollës, ndërsa një tjetër mësuesin e lëndës, para gjithë klasës. Askush nga nxënësit nuk ndërhyri, të gjithë me celularët e tyre ndër duar filmuan skenën. Kjo na bën të meditojmë se sa shumë ka ndryshuar bota.
Gjatë periudhës tonë, (bëhet fjalë deri në vitet 1990), askujt nuk i mungonte respekti ndaj atyre që na jepnin edukatën e duhur dhe na udhëzonin jo vetëm nga ana mësimore por edhe nga ajo shoqërore. Dhe këtë ne nuk e bënim nga frika. Pêrkundrazi, ne silleshim me nderim ndaj tyre, sepse kishim respekt të madh për profesorët tanë. Nëse ndodhte e kundërta (rrallë do ta theksoja), ne organizonim takime jo vetëm me prindërit por edhe me vetë nxënësit, shokët e klasës. Familja luante një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. Asnjë prind nuk i kundërvihej institucioneve shkollore, drejtuesve të këtyre istitucioneve apo mësuesve. Marrëdhënia midis shkollës, nxënësve dhe prindërve ishte e konsoliduar dhe funksiononte në mënyrë tepër korrekte dhe dinjitoze.
Ekzistonin rregulla mbi problemet që po e bëjnë tokën të sëmuret, duke shkatërruar gjithashtu edhe natyrën. Një krahasim plot efikasitet do të ishte jo vetëm ai midis shkollës dhe fëmijëve, por mbi të gjitha midis prindërve dhe fëmijëve. Mendoj se është mëse e kotë të riparojmë dëmin e bullizmit mbasi fëmija e shkakton tek të tjerët, duke u munduar per t’i bindur të kurohen tek një psikolog profesionist, (padyshim që kjo është shumë e nevojshme), por është e edhe më e nevojshme që dhe prindi t’u kushtojë më shumë vëmendje këtyre fëmijëve para se të “rriten” më tepër se ç’duhet nga mosha që kanë, dhe që prindi i ka para syve të tij por që shpesh nuk arrin t’i shohë. Me egoizëm dhe të bezdisur në radhë të parë ata nuk e pranojnë aspak dështimin e rritjes ndaj këtij fëmije problematik, i cili paralajmëron dhe shfaq prej kohësh jo vetëm shenjat e bullizmit, por edhe delikuencën. Nëse fëmija nuk nxirret në kohën e duhur nga rrethi i gabuar ku është futur, prindërit dhe çdokush nga ne, do t’i shohim të shfryhen vazhdimisht tek të tjerët mbi të gjitha tek ata që i nervozojnë, sepse u duken të pambrojturit dhe të dobëtit e shoqërisë, ndaj i vënë në shenjë dhe i gjymtojnë psikologjikisht e fizikisht. Të gjithë këta fëmijë të cilët rriten ndryshe, ashtu sikurse edhe ne na pret një e ardhme plot probleme dhe telashe.
*Angela Kosta, akademike, gazetare, shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, promovuese
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.