Mirëqenie

April 10, 2019 | 9:09

Burdullaku: bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet, shëron infeksionet

Që nga kohët e lashta burdullaku, është përdorur në mjekësinë natyrore, falë vlerave të tij të pabesueshme.

Bima është duke rifituar famë nga disa hulumtime shkencore të kohëve të fundit që kanë konfirmuar vlerat e saj analgjezike, anti-hemorragjike, antiparazitare, depuruese dhe diuretike, të shkëlqyera për trajtimin e artritit, dhimbjeve të kokës dhe infeksioneve. Kjo bimë medicinale është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të nevojshme për trupin tonë.

Ju mund ta konsumoni burdullakun në mënyra të ndryshme, siç është ose të gatuar. Është i pasur me ujë dhe ka një shije pak acidike dhe të kripur, shumë të ngjashme me atë të spinaqit të freskët. Ky është një burim i madh i beta-karotenit dhe vitaminës C dhe përmban minerale si magnez, mangan, kalium, hekur dhe kalcium. Ushqyes të tjerë të janë: vitamina B1, B2 dhe B3, bakri, acidi folik dhe fosfori.

Ju mund ta përdorni burdullakun në vend të spinaqit: shtojeni atë në recetat tuaja për të shijuar të gjitha vlerat e tij.

 

 

Burimi / http://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top