
Nga Gëzim TUSHI
Sociolog
Nga shumë raporte e informacione duket qartë që situata në burgjet tona nuk është normale në shumë aspekte sasiore e cilësore.
Filozofi francez Mishel Fuko i konsideron burgjet institucione të disiplines dhe riedukimit, ato ashtu duhet të jenë.
Por me sa duket ato po degradojnë në shkolla ku njerëzit mësojnë dhe perfeksionojnë prirjet recidividte e kriminale. Pak bëhet gjithashtu për riintegrimin social të burgosurve ( punë, strehim, kujdes shëndetsor).
Në këto kushte duhen sa më shumë dënime alternative, kur është e mundur: byzylykë të kontrollit elektronik, punë e detyruar komunitare, qendra edukimi të detyrueshme, apo detoksikimi për narkomanët, kjo mbase është rrugë për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga degradimet që sjell burgu!
Ata që e meritojnë, doemos që atje duhet të shkojnë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.