Këshilla & Arsye

May 9, 2016 | 8:45

Burrat-gratë/ Një panoramë e ndryshimeve tona

-Burrat ofrojnë zgjidhje dhe asgjësojnë ndjenjat. Gratë ofrojnë këshilla dhe sugjerime jo të kërkuara.

– Marsianët priren të mbyllen në vetvete për të medituar mbi çfarë i shqetëson. Venusianet tregojnë nevojën instinktive për të folur rreth problemeve të tyre.

– Pasi t’i jetë afruar një partnereje, një burrë pashmangshmërisht fillon t’i largohet. Gratë duhet të mësojnë se si t’i ndihmojnë partnerët gjatë këtij procesi largimi, për t’u krijuar mundësinë e riafrimit, siç ndodh me një llastik të tendosur. Duhet të mësojnë për të dalluar se cilat janë momentet më të mira për të ndërmarrë një bashkëbisedim intim.

-Burrat dëshmojnë nevojën sidomos të një dashurie të bazuar mbi besimin, pranimin dhe vlerësimin. Gratë aspirojnë një dashuri para së gjithash ledhatare, gjithëpërfshirëse e respektuese. Mënyrat më të zakonshme me të cilat në mënyrë të pavetëdijshme zhgënjejmë partnerin.

-Burrat sillen sikur kanë gjithnjë të drejtë ta fyejnë ndjenjën e një gruaje. Kurse gratë tepër shpesh dërgojnë pavetëdijshëm mesazhe mosaprovimi, sesa mosmarrëveshjeje.

-Burrat duhet të mësojnë se për çdo venusiane një dhuratë vlerësohet, pavarësisht përmasave. Shprehjet e vogla të dashurisë janë veçanërisht të rëndësishme. Kurse gratë, nga ana e vet, duhet të mësojnë t’i investojnë energjitë e tyre për t’u dhënë burrave atë që ata duan.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top