Forca, guximi, këmbëngulja, këto janë karakteristikat e këtyre burrave të jashtëzakonshëm. Por a është vërtet kështu? Është një ekzagjerim, le ta pranojmë. Sepse në mesin e shumë Peter Pan-ve modernë, manipulues dhe të dobët, ka edhe burrat e vërtetë. Dhe Astrologjia, si gjithmonë, na vjen në ndihmë duke na treguar se cilët janë burrat më të fuqishëm në Zodiakut.
Çfarë nënkuptohet me burra më të fuqishëm të Zodiakut?
Jo, nuk po i referohemi burrave të pasur dhe me ndikim. Burrat më të fuqishëm nuk janë vetëm ata që janë më të suksesshmit. Sigurisht që kjo është një pasojë e mundshme natyrore e personalitetit të tyre. Burrat e fuqishëm janë mbi të gjithë ata që dinë të ofrojnë mbrojtje, që dinë të kenë durim, të cilët përballen me kritikat dhe dështimet me guxim. Personazhe të lirë, madje edhe për të dalë kundër rrymës, nëse kjo do të thotë të mos tradhtojnë veten dhe ata që duan.
Renditja e 3 burrave më të fuqishëm të Zodiakut.
- Demi
Ndër burrat më të fuqishëm të zodiakut një vend i rëndësishëm u takon atyre që kanë lindur nën shenjën e Demi. Personalitete të egra, të forta, të aftë për të kontrolluar situatat, madje edhe ato më komplekse dhe të ndërlikuara. Është saktësisht aftësia për të kontrolluar emocionet dhe për të mos humbur kokën që e bën Demin një nga burrat më të fortë të zodiakut. Ata që lindin nën këtë shenjë rrallëherë e humbasin temperamentin e tyre dhe është pikërisht ky soliditet i brendshëm që u jep karizëm dhe tërheq seksin më të drejtë. Pa harruar, predikimin që ata tregojnë drejt bukurisë dhe kënaqësisë për të jetuar.
- Bricjapi
Nëse ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit janë në vendin e dytë në renditjen e burrave më të fuqishëm të zodiakut, ata ia kanë borxh Saturnit. Edhe pse mund të duket se është një paradoks, ashtu është. Çfarë e bën Bricjapin, një nga shenjat më të fuqishme të Zodiakut? Efektet e kundërta të Saturnit, vështirësitë që shtron ky planet formojnë karakterin dhe personalitetin e Bricjapëve që në moshë të re. U mësojnë atyre virtytet që më pas i shoqërojnë në vazhdimin e jetës së tyre. Konstancë, forcë, zell, rezistencë.
Të gjitha atributet që Bricjapi formon në shtigjet e jetës janë pothuajse gjithmonë të vështira, por sigurisht edhe shpërblyese. Ky tipar i karakterit duket aq i dukshëm, saqë sigurisht që nuk kalon pa u vënë re. Qofshin miqtë apo partnerët, ndonjëherë ndihen të frikësuar nga ftohtësia e burrave të kësaj shenje dhe nga ngurtësia e tyre themelore.
Në realitet, mashkulli i shenjës së Bricjapit di të jetë një shoqërues i besueshëm por edhe një partner i paparashikueshëm. Duhet vetëm kohë dhe besim. Gruaja, e cila di të vlerësohet dhe respektohet do të dijë të zbulojë anët sensuale dhe romantike, të cilat janë të vështira pëtr t’u parë!
- Akrepi
Medalja e artë e klasifikimit të burrave më të fuqishëm të Zodiakut shkon për shenjën e Akrepit. Një shenjë në të cilën ndikimi i Marsit, një planet i forcës dhe këmbënguljes, manifestohet me gjithë fuqinë e tij. Në fakt, mashkulli Akrep ka aftësinë të bashkohet dhe të përfaqësojë forcë, këmbëngulje, inteligjencë dhe nerva të fortë në vetvete. Për një partner, mashkulli i kësaj shenje përfaqëson më të mirën që mund të kërkojë.
Le të mos harrojmë, përveç karakteristikave të lidhura me Marsin, fuqinë e madhe joshëse që kanë njerëzit e kësaj shenje. Një përzierje tërheqëse, e cila mund të ketë një kufi të vetëm, të madh nëse mungon besimi dhe mirëkuptimi. Akrepi është hakmarrës, nuk harron dhe nuk dëshiron të falë!
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.