Në një kohë kur ish-bashkëshorti i saj, Zabit Tota deklaroi se prej kohësh ish-gruaja e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, një tjetër version për ngjarjen vjen nga Naxhie Himallari. Teksa është bërë pjesë e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në ‘News24’ 47-vjeçarja ka hedhur poshtë të gjithë pretendimet e Totës, ndërsa deklaron se ajo është keqtrajtuar dhe përndjekur për disa kohë. Në një lidhje telefonike për emisionin, Naxhia pohoi se për 17 vite martesë me Zabitin, me të cilin kishte dy fëmijë, ajo ishte tradhtuar dhe dhunuar.
Intervista e plotë e zbardhur nga Balkanweb:
Ai është 57 vjeç, ju ende nuk i keni bërë 47-vjeç, si e keni marrë?
Fati ynë, fati i asaj kohe, ndaj e mora.
Ju se keni martesën e parë me të?
Ai ka qenë fati im, pasi më mashtroi, pasi nuk kishte qenë i ndarë ligjërisht, ndaj dhe më ngeli djali pa regjistruar pasi ai nuk i kishte mbyllur llogaritë me gruan e parë.
Si i ka marrëdhëniet me dy fëmijët e mëdhenj Zabiti?
Kur u prish me ne, nisi që të shkonte me ta, se ishin duke u rrahur.
Ça babai ka qenë Zabiti?
Unë kam pasur 17 vite martesë. Ai 6 vite punonte si taksixhi. Unë kisha 3 lopë dhe punoja. Babai i fëmjëve të mi kërcënonte nënën, (Zabiti) ua rrihte dhe e tradhtonte, i prishte lekët. Ja ai ishte. Me fëmijët nuk i ka pasur marrëdhënie të mira, s’u jepte një kokërr leku për shkollë! Asnjë marrëdhënie se ka pasur të mirë. Mua më ka tradhtuar shumë.
Çfarë thoni ju për urdhrat e mbrojtjes?
Janë të gjitha mashtrime. Kam qenë drejt flijimit, kam qenë e shtruar tek Spitali ‘Nënë Tereza’. Nuk ka ardhur të më shohëfare, kur piva kokrra. Nuk erdhi as për hatrin e fëmijëve. Ditën që dola nga spitali nuk erdhi. As për fëmijët. Unë nuk isha femër rruge.
Ndalim tek çështja e banesës suaj…dëgjoj zëra pas jush, me kë jeni?
Jam në familje me dy fëmijët.
Çfarë po ndodh me banesën, pse s’mund të kthehet Zabiti në banesë?
Kam tre vjet që jam ndarë. Ai kishte dy dhoma dhe unë dy dhoma. Ai kishte marrë grua tjetër. Doli dhe iku me këmbët e veta, të betohem për dy fëmijët e mi që kam. Iku doli me këmbët e veta. Shtëpia është në emrin tim.
Pse banesa është ne emrin tuaj?
Sepse unë kam marrë lejen e legalizimit dhe pres certifikatën e pronësisë. Ai ishte duke bredhur me të tjerat, kurse unë punoja dhe mbaja babain e tij.
Nëse zoti Zabit rikthehet në banesë çfarë ndodh?
Në çfarë banese do kthehet moj zonjë? Atë banesë e ndan gjykata Civile dhe Përmbarimi. Ai më ka tradhtuar dhe shkonte me të tjera dhe ka shumë shkaqe. Ndaj jam ndarë me të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.