Ky është momenti prekës, kur 37-vjeçari Diogo Bolant, teksa po zhvillonte ceremoninë e martesës i bëri një kërkesë surprizuese vajzës së gruas me të cilën po martohej.
Në altar ai e ka pyetur 6-vjeçaren Isadora: “A je dakord të jesh bija ime përgjithmonë?”
Fëmija, e cila ishte çupa e nderit në dasmën e mamasë së sa, 27-vjeçares Nicole de Souza, nuk hezitoi dhe u përgjigj “po”.
Të gjithë të ftuarit të surprizuar shpërthyen në lot nga ky gjest fisnik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.