Ndoshta e ka një arsye që thonë se çfarë ndodh në Vegas mbetet në Vegas. Aaron Chervenak, 34-vjeç, nga Los Angelesi, është martuar me telefonin e tij në një ceremoni të mbajtur në “The Little Vegas Chapel” në Nevada.
Vendimi i Aaron për tu martuar me një telefon ishte si formë proteste për të treguar se njerëzit janë bërë të varur nga telefonat e tyre të mençur.
“Nëse duam të jemi të sinqertë me veten, ne lidhemi me telefonat tonë edhe në nivel emocional. Ne e përdorim atë për të gjetur ngushëllim, që të na qetësojë, të na vë në gjumë, ta lehtësojmë mendjen tonë, dhe krejt këto i ka një lidhje. Në këtë aspekt telefoni im është lidhja ime më afatgjate. Për këtë arsye vendosa që të martohem me të”, u shpreh Aaron.
Ndërkohë kisha tha se kishte realizuar martesa të çuditshme, por kjo martesë ishte më e çuditshmja ndonjëherë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.