Mirëqenie

March 5, 2020 | 9:06

Buzëqeshja, arma më e mirë për të luftuar ligësinë e të tjerëve

Në botën ku jetojmë, është e pamohueshme që ekziston edhe e mira edhe e keqja. Ndryshimi mes tyre është se për të bërë mirë ju duhet zemër dhe përpjekje, ndërsa e keqja kryhet pa asnjë përpjekje.

Secilit prej nesh, të paktën një herë në jetë, i është dashur të merret me ligësinë e njerëzve të zemëruar dhe të irrituar, kryesisht të mbushur me zili, të cilët na dërgojnë energji negative që na infektojnë duke na bërë të stresuar dhe të mbushur me negativitet.

Të sëmurët emocionalisht për shkak të ligësisë së të tjerëve po përhapet gjithnjë e më shpesh, pasi çdo ditë e më shumë njerëz përhapin thashetheme vetëm për të prishur jetën e atyre që nuk i mbështesin. Në një botë ku ne jemi gjithmonë të lidhur dhe ku teknologjia na lejon të ndajmë informacione me këdo, zilia, urrejtja dhe egoizmi shkojnë krah për krah dhe kanë zënë vendin e ndjenjave, afeksionit, dashamirësisë dhe empatisë.

Në rrjetet sociale, të gjithë ndjehen të lirë të ofendojnë, të kenë fjalën e tyre, vetëm sepse këtë gjë e bëjnë prapa një kompjuteri ose smartphone, duke mos treguar kujdes për dëmin që mund t’i shkaktojnë personit nga ana tjetër. Ata janë të ashtuquajturit “luanë të tastierës” që veprojnë në këtë mënyrë thjesht sepse mbrohen nga një ekran.

Ka shumë njerëz që gjykojnë pa pasur njohurinë më të vogël të situatës. Ata janë njerëzit që nuk dinë të duan. Askush nuk u mësoi atyre kuptimin e fjalës “dashuri” dhe për shkak të sjelljes së tyre dashakeqe, shumë të tjerë sëmuren emocionalisht.

Sidoqoftë, njerëzit emotiv dhe të ndjeshëm vuajnë gjithashtu nga situata që nuk i shqetësojnë ata personalisht, por që dëmtojnë njerëzit pranë tyre. Për shembull, kur një anëtar i familjes, mik apo partner është sëmurur nga diçka që është thënë ose bërë, ata vuajnë bashkë me ta. Ata marrin përsipër vuajtjet që peshojnë si gurë në shpirtin e tyre. Ne duhet të mësojmë të largojmë të gjitha negativitetet dhe gjërat e këqija, nuk ia vlen të bëhemi shumë të kushtëzuar dhe të sëmurë për shkak të zhgënjimeve të të tjerëve. Buzëqeshja jonë është shumë e çmuar.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top