Në fokus

May 29, 2019 | 12:34

Buzëqeshja e shtirur krijon varësi nga alkooli

Të qeshësh apo buzëqeshësh me shpirt është shumë e shëndetshme. Ndërsa në rastet kur sforcoheni për arsye të ndryshme mendohuni dy herë, pasi shëndeti juaj do të dëmtohet. Po në disa profesione buzëqeshja është armë që tërheq klientët dhe punonjësve ju kërkohet të “stampojnë” buzëqeshjen. Një studim i ri tregon se buzëqeshja në raste të tilla është e rrezikshme për shëndetin e punonjësve.

Një grup ekspertësh në Universitetin e Buffalo në SHBA studiuan lidhjen e punëve sociale si kamarierë, banakierë, punonjës social dhe marrëdhënie publike me buzëqeshjen e shtirur.

Presioni që kanë për 8 orë këta persona për emocione të rreme si buzëqeshja e gëzimi bëjnë që, pas pune të kërkojnë më shumë alkool për të larguar stresin e ditës. E dihet që nëse alkooli konsumohet çdo ditë dëmton organet jetike. Ekspertët e studimit këshillojnë që njerëzit në punë duhet të lejohen të jenë të vërtetë.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top