Mirëqenie

November 26, 2018 | 12:27

Çaj bredhi për të luftuar inflamacionet në organizëm. Ja si ta përgatisni…

Halat e freskëta të bredhit lëshojnë një lëng të lehtë me shije të ngjashme me atë të limonit, ndërsa ato të bredhit të vjetër do të lëshojnë një lëng më të fortë, paksa më të hidhur dhe të plotë. Zgjedhja më e mirë është ajo e mbledhjes së halave sa më të gjelbra, pasi ato janë më të freskëtat.

Gjethet halore të bredhit përmbajnë shumë vitaminë C, minerale dhe beta karoten. Halat e freskëta, sythat e boçave dhe degët e bredhit të bardhë ose atij të zi, të dy të gjendur në Shqipëri, kanë funksione bimore, madje përdorimet e tyre arrijnë deri në fermentimin e birrave artizanale.

Gonxhet e freskëta të halave të bredhit kanë ngjyrë më të bukur. Sipas kërkimeve, ato kanë nivele të jashtëzakonshme të përmbajtjes së vitaminës C. Nëse i thani ose i ruani në ngrirje, këto gjethe halore do t’ju japin vitaminën e nevojshme dhe do të luftojnë inflamacionet në organizëm.

Gjethet halore përmbajnë karotenoidë dhe janë të pasur me minerale si kaliumi dhe magnezi. Që në kohërat e lashta, këto maja të mprehta të gjelbra janë përdorur për largimin e kollës dhe shërimin e fytit, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Halat e gjelbra kanë shumë klorofil që ndihmon në shërimin e plagëve, mbajnë nën kontroll oreksin, dhe transportojnë oksigjenin në qeliza.

Klorofili neutralizon radikalet e lira, mban nën kontroll sheqerin në gjak, përshpejton shërimin e plagëve dhe izolon metalet helmuese në organizëm.

Si ta përgatisni çajin nga haloret e bredhit?

Merrni disa degëza nga bredhat, nga ato të rejat dhe të sapoçelurat ose nga degët më të vjetra nëse doni, shkëputini halat dhe lajini mirë me ujë të rrjedhshëm. Më pas gjethet halore copëtojini dhe shtypini mirë. Shtypja jo vetëm që do të aktivizojë vlerat e thella të bredhit, por edhe do ta lehtësojë përthithjen e substancave mirëbërëse. Më pas masën e përftuar e ndani dhe e vendosni nëpër filxhanë. Shtoni nëpër filxhanë ujin e valuar dhe çaji me gjethet halore të bredhit do të jetë gati.

Këshillohet që të shtoni mjaltë dhe disa pika limon që ta bëni shijen e çajit të bredhit sa më të ngjashëm me atë të çajrave që konsumoni rregullisht.

Përdorime të tjera:

Halat e bredhit, njëlloj si në rastin e rozmarinës mund të përdoren në lëngje frutash dhe sallatash. Ato mund të lihen në enë me ujë të pijshëm për një orë dhe do të lëshojnë të gjitha vlerat dhe ushqyesit. Këtë ujë më pas mund ta pini njëlloj si ujin me limon.

Haloret e bredhit mund të përdoren në supë, sallatë, perime skare dhe gatime të ziera. Ato shkojnë shumë me drithërat dhe bishtajore, pasi shumëfishojnë përthithjen e mineraleve. Mund të përdoren për përgatitjen e salcave dhe funksionojnë edhe si pasurues të mirë të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

 

Burimi / AgroWeb

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top