Mirëqenie

August 30, 2019 | 8:25

Çaj hithre, kura më e mirë për trajtimin e tiroides. Ja si ta përgatisni dhe përdorni…

Janë dy lloje problemesh kryesore që kanë të bëjnë me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi. Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Më poshtë jepet një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin.

Përbërësit:

  • 2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta
  • 1 filxhan çaji me ujë të nxehtë
  • Mjaltë

Mënyra e përgatitjes:

Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë. Lëreni për 5-10 minuta. Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar. Piheni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.

Vetitë e hithrës

Hithra është e njohur për vetitë e saj. Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesish si vitamina A, Vitamina B6, kalcium, hekur, magnez dhe jod. Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin.

Gjithsesi duhet të keni parasysh që të shtoni në dietën tuaj disa nga produktet e këshilluara më poshtë:

Çfarë duhet të hani?

  • Vezë
  • Mish
  • Peshk
  • Ushqime si banane, portokalle domate, fruta pylli
  • Oriz, fara chia apo fara lini,
  • Qumësht, djathë, kos
  • Ujë dhe pije pa kafeinë

Çfarë duhet të evitoni?

  • Evitoni ushqime me gluten si buka, makarona, birra,
  • Produktet e sojës
  • Perime si brokoli, spinaqi, lakra që ndikojnë jo mirë në tiroide.
  • Fruta si pjeshkë, dardha, luleshtrydhe
  • Kafeinë dhe alkool

Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3  të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top