Mirëqenie

April 24, 2020 | 8:10

Çaj me mollë për lehtësimin e ankthit, nervozizmit dhe pagjumësisë. Ja si ta përgatisni…

Ritmet e sotme të jetës vënë në provë gjendjen shpirtërore dhe ekuilibrin tonë mendor. Akumulimi i tensionit, stresit dhe nervozizmit ka një ndikim negativ në shëndetin tonë.

Të mësojmë të menaxhojmë stresin dhe ankthin është një sjellje shumë e rëndësishme për të shijuar shëndet të mirë, jo vetëm mendor. Çrregullimet e gjumit, për shembull, janë ndër pasojat më të zakonshme të të dy kushteve.

Në këtë artikull ju sugjerojmë recetën e një çaji të shkëlqyeshëm relaksues me mollë. Përveçse është pastruese dhe tretëse, molla ka veti qetësuese dhe relaksuese. Në veçanti lëvorja e mollës përmban acid tartarik, magnez dhe zink, kjo është arsyeja pse sugjerohet për ata që vuajnë nga ankthi ose pagjumësia.

Për të përgatitur çajin e mollës, vendosni lëvozhgën e një mollë të patrajtuar në furrë në temperaturë të ulët për disa minuta. Pasi të thahet, ziejeni për 10 minuta në nxehtësi të ulët në gjysmë litër ujë. Qetësohuni dhe pini çajin e mollës përpara se të shkoni në shtrat.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top