Trigliceridet e larta janë një nga faktorët kryesorë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe gjithashtu rrisin mundësinë e prekjes nga Diabeti tip II. Falë konsumimit të çajit të bardhë, është e mundur t’i mbani ato nën kontroll.
Marrë nga bima Camellia Sinensis, ai karakterizohet nga një ngarkesë e fortë antioksiduese, që vlerësohet shumë kur bëhet fjalë për të luftuar plakjen e lëkurës. Një studim interesant është ai i vitit 2012, i kryer nga një ekip shkencor në Universitetin Federal të Minas Gerais (Brazil). Hulumtimi në fjalë ka ekzaminuar efektet e administrimit të ekstraktit të çajit të bardhë te 40 minj laboratori të bardhë, të ushqyer fillimisht me një dietë të lartë me yndyrë me qëllim arritjen e mbipeshës.
Në një vëzhgim 8-javor, studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim të rëndësishëm në peshën e trupit. Sidoqoftë, rezultate pozitive u gjetën në lidhje me uljen e triglicerideve në gjak dhe stresit oksidues në nivelin e mëlçisë. Për sa i përket veprimit ndaj triglicerideve, sipas shkencës ka të bëjë me epigallocatechin-3-gallate (EGCG), elementi kryesor në mesin e polifenoleve të pranishme në çajin e bardhë. Roli i tij është thelbësor në frenimin e adipogjenezës, mekanizmi që çon në formimin e indit dhjamor.
Ai gjithashtu njihet si çaji i perandorit dhe prodhohet kryesisht në territorin e provincës kineze të Fujian, çaji i bardhë është gjithashtu një ilaç kundër osteoporozës, pasi ndihmon në ruajtjen e dendësisë minerale të eshtrave. I disponueshëm në katër lloje – kriteri që i dallon ato është mosha e gjetheve dhe fidanëve të bimës së origjinës – çaji i bardhë, të paktën bazuar në studimet e kryera deri më tani, nuk ndërvepron me veprimin e ilaçeve.
Por nuk duhet të harrojmë se ai përmban kafeinë – në rendin e 15 mg për çdo 100 ml – për këtë arsye, para se të filloni ta merrni atë, këshillohet që të konsultoheni me mjekun tuaj.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.