Mirëqenie

October 23, 2019 | 8:50

Çaji i dafinës, kura më e mirë për të luftuar inflamacionin dhe problemet me frymëmarrjen

Çaji i dafinave është një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj. Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve. Po ashtu përdoret për të mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen. Çaji i dafinës funksionon shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.

Për të përgatitur çajin e dafinës në kushtet e shtëpisë nevojiten: 4-5 gjethe të thata dafine; 1 shkop kanellë; 1 litër ujë dhe mjaltë. Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë, pak përpara se ta pini.

Vlerat kurative

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë ulin nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhe fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë. Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.

Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti. Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutinë, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalol një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm. Hormonet e stresit që çlirohen në një periudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese. Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top