Mirëqenie

April 25, 2019 | 10:24

Çaji i fuqishëm që pastron dhe detoksifikon zorrët

Ka disa probleme të tretjes që janë të dëmshme për shëndetin tonë si diarre, dhimbje, sindromi i zorrëve të irrituara etj. Kjo reflektohet në të gjithë trupin tonë dhe është shumë komplekse për t’i trajtuar ato.

Por zgjidhja është shumë më e lirë sesa mendojmë, në kuzhinën tonë. Së pari ju duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme që ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe eliminimin e parazitëve të zorrëve. Një mënyrë e mirë për të filluar është përdorimi i një çaji të veçantë dhe të thjeshtë me përbërësit që keni në kuzhinë tuaj. Ky çaj synon të pastrojë tërësisht sistemin e tretjes dhe përdor vetëm katër përbërës.

Përbërësit: xhenxhefil, mollë, limon dhe kripë deti. Secili nga ata ka një funksion të veçantë në pastrimin e zorrëve, siç do të shohim më poshtë:

Xhenxhefil

Xhenxhefil përdoret për të trajtuar tretjen e dobët, për të rritur sekretimin e lëngjeve të tretjes dhe për të inkurajuar lëvizjen e zorrëve, duke ndihmuar kështu lirimin e jashtëqitjeve të trupit së bashku me mbeturinat dhe toksinat që përmban.

Mollë

Një fryrje e çrregulluar mund të rregullohet me konsumimin e rregullt të fibrave dhe një nga avantazhet e mollës është furnizimi me shumë fibra. Fibrat e mollës rregullojnë zorrët, duke ndihmuar në zbutjen e çdo çrregullimi, nga kapsllëku në diarre.

Limon

Limoni përmban shumë antioksidantë dhe një sasi të madhe të vitaminës C që është e tretshme në ujë dhe për këtë arsye mund të kalojë lehtësisht në zorrë dhe të shkatërrojë radikalet e lira dhe toksinat e ndryshme, një funksion që gjithashtu e bën limonin efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve.

Kripë deti

Kripa e detit mund të lirojë mbajtjen e lëngjeve dhe kjo pije do të ndihmojë në pastrimin e toksinave nga zorrët.

Përgatitja: nxehni ujin në një tigan derisa të jetë mjaft i nxehtë për t’u pirë (pa vluar). Kur uji të ketë arritur nxehtësinë e përshtatshme, hidheni në një gotë, shtoni kripë deti dhe përziejeni. Shtoni lëng molle, lëng xhenxhefil dhe lëng limoni. Pijeni çajin në mëngjes esëll dhe në temperaturë dhome. Pijeni përsëri para drekës dhe përsëri në mbrëmje. Është shumë e rëndësishme të pini 6-8 gota ujë gjatë ditës, pasi ju ndihmon për largimin e toksinave nga zorrët.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top