Fiqtë janë fruta me veti të shkëlqyera terapeutike dhe përdoren për të lehtësuar kapsllëkun, simptomat e tretjes, hemorroidet, diabetin, kollën, bronkitin dhe astmën. Për më tepër, ato janë një ushqim i shijshëm dhe shumë i gjithanshëm.

Megjithatë, pak njerëz e dinë që edhe gjethet e fikut mund të përdoren për të marrë përfitime. Çaji bimor i gjetheve të fikut ka veti terapeutike që na ndihmojnë të lehtësojmë gjendjet e mëposhtme.
Diabetin. Çaji bimor me gjethe fiku zvogëlon sasinë e insulinës që kërkohet tek pacientët me diabet. Frutat janë të pasura me kalium, i cili ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak menjëherë pas ngrënies.
Zemra. Ky çaj bimor ka një efekt frenues tek trigliceridet, uljen e tyre dhe mbrojtjen e zemrës. Trigliceridet janë faktori kryesor i sëmundjeve të ndryshme të zemrës.
Hemorroidet. Çaji bimor me gjethe fiku ka një efekt të lehtë laksativ, i cili ndihmon në qetësimin e hemorroideve. Piheni atë në mëngjes dhe me stomak bosh.
Bronkiti. Ky çaj bimor është përdorur me shekuj për të lehtësuar simptomat e bronkitit, si dhe për të parandaluar astmën.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

