Mirëqenie

November 22, 2018 | 11:26

Çaji i qepës, kura natyrale për pastrimin e organizmit dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, mes tyre dhe kanceri

Çaji ose lëngu i qepës përgatitet nga lëkurat dhe qepës. Shtresa e jashtme e saj është shumë e pasur me një pigment të njohur si kuercetinë. Ky pigment mban rrugët e gjakut të pastra, ul tensionin e lartë dhe trajton pagjumësinë. Lëkurat e qepëve janë gjithashtu të pasura me antioksidantë dhe me vlera kundër kancerit dhe mykut.

Kuercetina që gjendet tek lëkurat e qepëve shkatërron radikalet e lira. Studimet, kanë treguar se ekstraktet e qepës parandalojnë shpërndarjen masive të qelizave kancerogjene. Lëkurat e qepëve janë të pasura me fibër që pastron zorrën e trashë. Fibra eliminon toksinat e akumuluara në zorrë dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Lëkura e qepës lufton edhe këto sëmundje:

  • Diabeti i tipit 2,
  • Sëmundjet kardiovaskulare,
  • Sëmundjet e sistemit tretës,
  • Mbipesha

Si ta përgatisni çajin e qepës?

Lani të gjithë qepën me ujë të bollshëm për të hequr pesticidet dhe papastërtitë. Qërojeni qepën dhe mbajeni lëkurën e hollë. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe sipër hidhni ujë të nxehtë. Mbajeni qepën në ujë të nxehtë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni përpara se të bini për të fjetur.

Përdorime të tjera të çajit të qepës

Çajin e qepës mund ta përzieni edhe me xhenxhefil për të luftuar me efikasitet të ftohurën.

Një mënyrë tjetër kërkon që qepët t’i zieni bashkë me lëkurën.

Mjafton të prisni pesë feta të holla me xhenxhefil dhe t’i zieni bashkë me qepët me gjithë lëkurë, të shtoni një majë luge kripë dhe dy lugë çaji me çaj jeshil. Ky kombinim është shumë efikas kundër të ftohurës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Kujdes!

Çaji i qepës nuk është i rekomandueshëm për gratë shtatzënë dhe ato lehonë.
Burimi / AgroWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top