Mirëqenie

March 4, 2019 | 13:50

Çaji i zi, aleati më i mirë për t’u dobësuar

Çaji i zi, ashtu si ai jeshili, ndihmon të bini në peshë por ka dhe përfitime të tjera për shëndetin. Meritë e faktit që modifikon bakteret e zorrëve, duke rritur metabolizmin, kështu thuhet në një studim të universitetit të Los Angeles, publikuar në ‘European Journal of Nutrition’.

Sipas studimit, si çaji i zi dhe ai jeshil promovojnë praninë e baktereve të lidhura me masën e dobët trupore, duke zvogëluar ato të lidhura me obezitetin dhe modifikojnë metabolizmin por në dy mënyra të ndryshme. Në çajin jeshil është polifenoli, substanca e njohura për veprimin pozitiv në shëndet dhe përthithjen.

Ndërsa në çajin e zi polifenolet janë shumë të mëdha për t’u përthithur prandaj ka një mekanizëm që stimulon rritjen e baktereve të zorrëve dhe formimin e zinxhirëve të shkurtër yndyror, të lidhura me metabolizmin e energjisë.

Megjithatë, si gjithmonë, nëse përfshini në dietë çajin duhet të jetë në kontroll të plotë mjekësor. Sepse disa filxhan çaji na bëjnë mirë, por sasia e madhe na bën keq.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top