Çaji jeshil jo gjithmonë është i shëndetshëm. Efektet anësore nisin atëherë kur teprohet me sasinë që marrin gjatë ditës. Kështu, më shumë se pesë gota në ditë mund të shkaktojnë efekte anësore për shkak të kafeinës.
Këto efekte të padëshiruara mund të jenë dhimbje koke, nervozizëm, probleme me gjumin, të vjella, diarre, nervozizëm, rrahje zemre të parregullt, dridhje, urth dhe marramendje. Për gratë shtatzëna rekomandohet që çaji jeshil të konsumohet në sasi të pakta. Konsumimi i më shumë se dy gotave në ditë mund të rrisë riskun për abort./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.