Këshilla & Arsye

September 23, 2019 | 9:27

Çaji Matcha: përfitimet që merr trupi nga konsumimi i një filxhani në ditë

Çaji Matcha është një çaj jeshil i veçantë, përdoret kryesisht në Japoni për ceremoninë e çajit dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, vitet e fundit ka gjithnjë e më shumë sukses edhe në pjesën tjetër të botës, përfshirë Italinë ku është bërë i famshëm për vetitë e tij të jashtëzakonshme.

I pasur me antioksidantë dhe me një aromë unike, çaji matcha është pija ideale për t’u çlodhur dhe për t’i bërë mirë shëndetit tuaj, e gjitha thjesht duke pirë një filxhan çaj. Mjafton të pini një filxhan në ditë për të pasur përfitime të shumta. Le të zbulojmë cilat janë më të rëndësishmet.

Çaji Matcha: ja çfarë ndodh nëse e pimë çdo ditë

Çaji Matcha, nëse pihet çdo ditë, rezulton të jetë një antioksidant natyral si dhe një energji natyrore që mund t’i bëjë mirë trupit. Le të zbulojmë cilat janë efektet kryesore që mund të na ofrojë ky çaj i jashtëzakonshëm.

  • Ngadalëson plakjen
  • Lëkura bëhet më elastike
  • Forcohet sistemi imunitar
  • Shpejton metabolizmin
  • Ka një efekt kullues
  • Detoksifikon
  • Ndihmon për t’u çlodhur
  • Rrit djegien e dhjamit dhe si pasojë ju ndihmon të dobësoheni
  • Zvogëlohet kolesteroli i keq
  • Zvogëlohet rreziku i prekjes nga diabeti tip2
  • Presioni mbetet lehtësisht më i qëndrueshëm
  • Organizmi dezinfektohet
  • Forcohet kujtesa
  • Stimulon tretjen pas ngrënies
  • Zemra, veshkat dhe mëlçia përfitojnë prej saj
  • Stimulon përqendrimin

Për të marrë këto përfitime është e rëndësishme që të pini një filxhan çaj matcha, për rreth 30 ditë. Natyrisht, çaji duhet të pihet pa sheqer dhe nëse dëshironi mund ta tejkaloni dozën e një filxhani në ditë, por pa e ekzagjeruar.

Si çdo ushqim, çaji matcha gjithashtu mund të ketë kundërindikacione.

Edhe pse është natyror, ky çaj nuk rekomandohet për ata që janë shtatzënë dhe ata që kanë probleme me kafeinën. Për më tepër, ata që janë alergjikë ndaj nikelit duhet të kenë kujdes para se ta konsumojnë dhe të këshillohen me mjekun e tyre.

Çaji Matcha zakonisht gjendet në formë pluhuri. Maja e një lugë çaji (por mund të bazoheni dhe në dozat e treguara në secilën pako) duhet të shtohet në ujë të nxehtë por jo të zier, i cili më pas do të përzihet duke përdorur një shkop që shitet zakonisht së bashku me çajin. Në Itali, matsha latte, një pije e bërë me çaj matcha dhe qumësht, është gjithnjë e më i zakonshëm, por për të marrë përfitimet e përmendura më lart është më mirë të pini çaj ose, më së shumti, të bëni matcha latte në shtëpi, në mënyrë që të jeni i sigurt për cilësinë.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top